"Sot kijameti" dine që Messi është mbreti

Gazeta sportive italiane "Gazeta Dello Sport" ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve sportive deri me datën 21 dhjetor të vitit 2012, ditë e cila po përmendet si dita e "kijametit".
Në fakt kjo datë dhe ditë mbetet një thashëthem e llojit të vetë, por që ka ngritur peshë në opinion. Sipas gazetës italiane në këtë ditë të "fundit" adhuruesit e futbollit duhet të kuptojnë se çka lanë prapa deri tani.
Sipas asaj, Lionel Messi do të mbetet futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në futboll. Messi në një karikatur është lartësuar si njeriu që kapi Adamin-Ademin, krijuesin e perëndisë.
Atletja Bikila është vlerësuar si vajza më e arritur në sport pas triumfit në maratonën e atletikës të vitit 1960. Jose Mourinho vlerësuar si trajneri më i mirë i historisë duke lënë prapa Arrigo Sachin e Milanit.
Lojtari më i pashëm në futboll do "të mbetet" David Beckham ndërsa me trupin më të mirë Cristiano Ronaldon.
Skuadra më e mirë e të gjitha kohërave është vlerësuar Barcelona e Pep Guardiolës.
Shihemi me 7 janar, të mësojmë se kush do të fitoj Topin e Artë!