E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bëhen kampion, s'guxojnë të festojnë

Përfaqësuesja e Sirisë ka bërë historinë duke u shpallur kampion në Kupën e Azisë Përëndimore. Siria e ka mposhtur në finale Irakun me një gol të shënuar nga Ahmed Saleh për të fituar me rezultat 1 me 0.

Ky është suksesi më i madh për futbollin sirian sidomos në këtë kohë lufte ku në 2 vitet e fundit janë regjistruar 44 mijë viktima.

Suksesi i Sirisë nuk është transmetuar në kanalet televizive pasi që mund të nxiste dhunë pas festimeve në vend./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›