E Shtunë, 31 Tetor 2026

As Drogba, as Song, por Yaya Toure

Mesfushori i Bregut të Fildishtë, Yaya Toure e ka fituar për të dytin vit radhazi çmimin si lojtari më i mirë afrikan.

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure e fitoj këtë çmim para bashkëkombasit të tij, Didier Drogba dhe yllit të Kamerunit, Alexander Song. Toure ndihmoj Manchester Cityn të shpallet kampion pas shumë viteve në Premierligë duke qenë një nga lojtarët më të mirë në ligë.

As triumfi në Ligën e Kampionëve si protagonistë, nuk e ndihmoj Didier Drogbën për të marrë këtë çmim edhe pse u pa i lumtur me suksesin e Toures. Në vendin e tretë përfundoj ylli i Barcelonës, Song i cili kaloj formë të mirë edicionin e kaluar me Arsenalin./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›