3-shja drejt fundit, legjendat e United

Tre legjendat e Manchester United, Paul Scholes, Ryan Giggs e Rio Ferdinand si duket janë duke kaluar edicionin e tyre të fundit të karrierës.
Tre britanikët e famshëm kanë dhënë shenja se ky do të jetë edicioni i fundit te United dhe i karrierës, Scholes ka paralajmëruar se në fund të edicionit do të pensionohet nga futbolli dhe se më nuk do të rikthehet, ashtu siq bëri vitin e kaluar.
Edhe Giggs po e mendon këtë gjë duke menduar për një sfidë të radhës në karrierë. Giggs planifikon që pas futbollit të fokusohet te menagjimi për tu bërë një trajner i ardhshëm.
Ndërsa më ndryshe qëndron puna te Ferdinand. Mbrojtësi anglez ka shenja të rënies së formës pasi që ka tani 34 vite në moshë. Interesimi i Ferguson për sjelljen e një mbrojtësi të ri te United, mund të sjellë edhe pensionimin e Ferdinand pasi që anglezi nuk pranon që të humbë vendin e titullarit te United./indeksonline/