"The Guardian" flet për David Brown

Policia britanike fsheh detaje të abuzimit seksual në një jetimore, ndaj autoriteteve shqiptare. Është ky titulli i një artikulli të datës 20 nëntor, të botuar në faqet e gazetës britanike "the guardian", ku në vijim shkruhet se policia britanike ka ndihmuar në mbulimin e një skandali që lidhet me abuzimeve seksuale në një shtëpi bamirësie në shqipëri, të menaxhuar nga një shtetas britanik, duke iu referuar pikërisht david broën. Sipas punës investigative të këtij organi shtypi, bëhet e ditur se disa zyrtarë të lartë janë dakorduar për të mbajtur sekret disa të dhëna ndaj kolegëve të tyre shqiptarë, pasi drejtori i jetimores , i bindi ata se ai nuk ishte pjesë e abuzimit seksual të kryer më fëmijët që ndodheshin në qendrën e tij. "the guardian " shkruan më tej se 57 vjecari Brown, një punonjës bamirës i kishës evangjeliste, themeloi shtatë vjet më parë shtëpinë e bamirësisë "fëmijët e tij", u shpall fajtor nga gjykata e Tiranës për "kryerje të marëdhënieve seksuale më minorenë". Media britanike specifikon se ai u penalizua me 20 vjet burgim, dhe do të vuajë dënimin në njërin prej burgjeve të shqipërisë. Gjykatësi Gerti Hoxha- vijon më tej gazeta, tha se qëndra e krijuar prej tij, përdorej si kamuflim për abuzime seksuale dhe shpreson që ky vendim të shërbejë si paralajmërues edhe për persona të tjerë pedofilë. Në artikullin e datës 20 nëntor shkruhet gjithashtu se dy shtetas të tjerë britanikë vazhdojnë të mbeten në abmjentet e paraburgimit pasi do të gjykohen si bashkëpunëtorë në abuzimin seksual të fëmijëve, pasi janë ekstraduar nga anglia në një kohë të mëvonshme dhe gjygji i tyre do të zhvillohej ndaras nga ai i david broën. Ky i fundit kujdesej në qendrën bamirëse të themeluar prej tij, për 40 fëmijë të braktisur nga prindërit, ndër të cilët edhe disa foshnje. Ai është ndaluar nga policia shqiptare në maj të vitit 2006. gazeta sqaron gjithashtu se 10 fëmijë, të moshës nga 4 deri në 13 vjec kanë deklaruar për autoritetet policore shqiptare se janë abuzuar seksualisht nga Broën dhe dy shtetas të tjerë britanikë. Por sipas një investigimi gazetaresk, është bërë e ditur se shërbimi britanik i inteligjencës kombëtare për krimet, ka patur të dhëna për këtë cështje, kohëmë parë, pikërisht 18 muaj më herët , që në dhjetor të 2004-ës, dhe ua ka mbajtur sekret atutoriteteve shqiptare. Broën kishte deklaruar për zyrtarët e këtij shërbimi, i cili ka si objektiv luftën kundër krimit të organizuar, se ka patur informacion për abuzim sekssual në qendrën e tij, por ai vetë nuk ka qenë pjesë dhe nuk ishte aspak i përfshirë në këtë ngjarje. Të majftuar nga fjalët e tij, atuoritetet britanike nuk e kanë sinjalizuar palën shqiptare. të intervistuar para se të jepej vendimi i gjykatës, tre të akuzuarit britanike kanë deklaruar së fëmijët janë abuzuar seksualisht, por e kanë përjashtuar veten nga kjo ngjarje duke u deklaruar të pafajshëm. Për dënimin e një shtetasi britanik nga autoritetet gjygjësore të Tiranës, kanë shkruar edhe organe të tjera të shtypit britanik, si "Sunday times" "daily telegraf", daily mail, etj