E Diel, 1 Nëntor 2026

"Për çfarë "arritjesh të mëdha" flisni zotërinj?"

Në artikullin me titull "Dritë Paralajmëruese mbi Kosovën" të botuar në gazetën "The Washington Times" të datës 31 Janar 2008 , John Bolton (ish- ambasador i SHBA-së në OKB) , Lorenc Igelleberger (Ish- Sekretar i Shtetit) dhe Piter Rodman (Ish- Zëvendës-Sekretar i Mbrojtjes së SHBA-së) fajësojnë administratën e Bushit për gatishmërinë e tyre për njohjen e njëanshme të shpalljes së Pavarësisë nga shqiptarët e Kosovës. Ata predikojnë se një "shtet i pavarur" i Kosovës do ishte jo -funksionues dhe një barrë e rëndë për bashkësinë ndërkombëtare. Autorët e artikullit nuk i kursejnë aspak vlerësimet e tyre më të mira për "arritjet e mëdha" të Serbisë në rrugën e zhvillimit demokratik dhe të ringjalljes ekonomike" pas rënies së Millosheviçit, etj., etj. Cilat janë këto "arritje të mëdha"!? Fakti që Serbia vazhdon të fshehë e të mbrojë kriminelët ndërkombëtarë të luftës, Ratko Mlladiç e Radovan Karaxhiç!? Faktet që asnjë lider i sotëm serb asnjëherë nuk ka kërkuar as faljen më formale për krimet pa fund serbe të luftës në Bosnjë, Kroaci, Kosovë? Për nënshkrimin e fundit të marrëveshjes së gazit me Moskën!? Për faktin që rusëve po u shiten me përparësi e çmime preferenciale pasuritë e popullit serb?! Për faktin që Parlamenti Serb ka votuar për bashkimin në një shtet me Rusinë!? Për çfarë arritjesh të mëdha!? Në çfarë Planeti jetoni ju të respektuar ish-kryediplomatë?
*Ky reagim iu dërgua edhe kryeredaktorit të gazetës "The Washington Times"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›