E Diel, 1 Nëntor 2026

"U zbulua, më në fund, pse kemi kaq shumë krime në familje"

 
 
 
 
Dëgjuam iniciativën e Znj.Topalli, si dhe mbështetjen e Kryeministrit për forcimin e ligjit për ata që kryejnë krime në familje. Pra, pas 17 vitesh u gjend më në fund ilaçi i zhdukjes së këtij fenomeni. Nuk qenka e vërtetë që depresioni dhe varfëria po i bëjnë shqiptarët vetëvrasës dhe familjevrasës. Jo, jo. Është dobësia ose mosnjohja e ligjit, ajo që rrit këtë fenomen. E zbuloi së fundi Topalli. Ndodh, për shembull, që vjen burri në mbrëmje në shtëpi. Meqë ka pirë pak për të mbytur gëzimin, e në kësi rastesh edhe kujtesa bie, pyet gruan: Moj grua, mban mënd ti ç'thotë ai ligji për rrahjen?- Kush të rreh, të do!- i përgjigjet gruaja, dhe vët burri fillon dhe e shpreh dashurinë ndaj gruas, por dora nganjëherë nuk ka terezi dhe bën vaki që e lë në vend. Pra ky ligj duhet bërë: "Kush të rreh, s'të do". Në të njëjtat rrethana mund t'i ndodhë të gjendet edhe Çeçua, që i thotë gruas: Moj grua, të kujtohet ty ç'thotë ai ligji im? Po kur e harrove ti? Ka Çeçua biçak,- përgjigjet gruaja, dhe fap nga xhepi i jelekut nxjerr Çeçua biçakun e meqë dora s'ka terezi, bën copë-copë gruan. Edhe ligji i Çeços, do bërë: "S'ka Çeçua biçak! Kështu nuk do të kemi më krime në familje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›