"Akademia duhet të ekzistojë në modelin e sotëm perëndimor"
Më duket e drejtë që Akademia duhet të ekzistojë në modelin që kanë shtete të ndryshme të Evropës, ku dhe marrim pjesë. Por a ka kjo akademi, akademikë me autoritet absolut në fushën e tyre? Apo ka njerëz të zgjedhur sipas "preferencave" të atij që i zgjedh? A zihen vendet në Akademi sipas kritereve "meritokratike"? A ka kritere "rixhide" se kush duhet të jete akademik, kush anëtar e kush korrespondent etj., dhe keto kritere të jene të kontrollueshme si në drejtim të botimeve, në drejtim të patentave apo ideve shkencore dobiprurëse, në drejtim të projekteve që kanë zbatuar në ekonomi dhe rezultatet që ka përfituar ekonomia nga zbatimi i ketyre projekteve etj.? Pse Akademia nuk ka nënseksionet e saj, ku të marrin pjese autoritetet shkencore të vendit të fushave të ndryshme, ku të vloje debati shkencore për problemet e gjuhesise, historise e kultures së kombit, shkences e teknologjisë etj.? Akademikë që nuk kanë asnjë kontribut të perceptuar apo real në shkencë, teknologji, ekonomi dhe kudo, nuk ke ç'i do.