Haiti, afro një muaj pas tërmetit gjendet i gjallë 28-vjeçari
Një person i cili u gjet i gjallë nën rrënojat e tërmetit në Haiti, ndodhet aktualisht nën mbikqyrjen e mjekëve dhe mund të arrijë të mbijetojë. I gjetur gjatë orëve të fundit, thuajse pas rreth një muaji që nga tërmeti shkatërrimtar, 28 vjeçari sipas bluzave të bardha është jashtë mase i dehidratuar . Ende nuk është e qartë se sa kohë mund të ketë qëndruar nën rrënoja , që parej 27 ditësh apo që prej ndonjë momenti më të vonshëm, duke iu referuar këtu shembjes së godinës nga paqëndrueshmëria apo nga dëmtimet e tërmetit. Sipas familjarëve të tij, 28 vjeçari ka humbur rreth 15 kg nga pesha normale. Lajmi për gjetjen e tij, është referuar nga CNN, ndërsa raportohet se 28 vjeçari ndodhej në rrënojat e një marketi ku shitej oriz. Gjithësesi i mbijetuari është dërguar në kushte ekstreme të dehidradimit, në një spital në Port-au-Prince, që drejtohet nga një ekip mjekësh amerikanë të universitetit të Majamit. Personi në fjalë, sipas mjekëve nuk kishte plagë të rënda në trup dhe paraqiste një gjendje jo të kthjellët mendore. Gjithësesi ai u ka thënë mjekëve se kishte patur në mënyrë periodike furnizim me ujë, edhe pse ende nuk është e qartë se në ç'rrethana i ka siguruar. I mbijetuari gjiithashtu ka treguar se ka dëgjuar zhurmë rreth tij, ndërsa pritej të shpëtohej, dhe sipas tij ishte zhurma e buldozerit që po zhvendoste pirgun e materialeve inerte.