E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski uron festën e Kurban Bajramit

Shkup-Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë m-r Nikolla Gruevski, kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepit dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam të Republikës së Maqedonisë ua uron festën fetare islame Kurban Bajramin. Në vazhdim po ua dërgojmë përmbajtjen e urimit.

“I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë, zoti Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi,më lejoni që Juve personalisht, anëtarëve të Riasetit dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë, në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë t’ua uroj festën fetare islame Kurban Bajramin.
Me ndjenja të sinqerta të respektit për festën e madhe islame, do të doja që të gjithë pjesëtarëve të Bashkësisë Fetare Islame dhe familjeve të tyre t’u dëshiroj shumë shëndet, sukses, fat dhe bereqet. Sukseset tuaja personale, si pjesëtarë të bashkësisë fetare islame dhe si pjesë e shoqërisë multikulturore të Maqedonisë, kontribuojnë në realizimin e qëllimit të përbashkët për Republikën e Maqedonisë të suksesshme, me prosperitet dhe të përparuar.

I nderuar Reis Ul Ulema, drita e këtyre festave të mëdha dhe respektimi i vlerave tona të përbashkëta, e ndërtojnë qenien e mirëkuptimit dhe të harmonisë ndërnjerëzore në atdheun tonë, Republikën e Maqedonisë. Autoriteti i juaj dhe përpjekjet e të gjithë besimtarëve të fesë islame, kanë rëndësi të madhe për respektimin dhe përparimin e mëtejshëm të këtyre vlerave. Me ndihmën e Zotit dhe besimin e fuqishëm, Ju bind se bashkërisht do të vazhdojmë të punojmë në afrimin e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

Edhe një herë duke Ju dërguar urimet më të sinqerta, Ju dëshiroj që në këto ditë feste, shtëpitë Tuaja të jenë të mbushura me shumë dashuri, gëzim dhe qetësi shpirtërore”, thuhet në urimin e kryeministrit Gruevski.(INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›