SHBA,fillon gjykimi për sulmet e 11 shtatorit
Ushtria e Shteteve të Bashkuara pritet që sot të hap procesin gjygjësor për Khalid Sheikh Muhammad, i cili akuzohet për planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të 2001 në Shtetet e Bashkuara. Muhamad dhe katër të pandehur tjerë dalin para Gjykatës Ushtarake në burgun për të dyshuarit e terrorizmit në Guantanamo të Kubës. Ata mund të dënohen me vdekje nëse shpallen fajtorë për akuzën e organizimit të rrëmbimit të aeroplanëve nga rrjeti i Al Kaidës dhe vrasjes së më shumë se 3 mijë personave. Pesë të afërm të atyre që humbën jetën në sulmet 11 shtatorit kanë arritur në Guantanamo për të ndjekur gjykimin. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Barak Obama kundërshton tribunalet ushtarake dhe është zotuar se do të mbyllë burgun në Guantanamo pasi të marrë detyrën, por zyrtarët ushtarak kanë thënë se do të vazhdojnë me gjykimet derisa mos të marrin urdhër për ndaljen e tyre. Rreth 250 të dyshuar terrorist po mbahen në Burgun e Guantanamos nga ana e Shteteve të Bashkuara.