Operacion kundër militantëve në Pakistan
Nga Pakistani ka njoftime për një operacion të autoriteteve pakistaneze ndaj grupit militant, Lashkar-e-Taiba. Dëshmitarë kanë parë pjesëtarë të forcave të armatosura në një kamp të grupit në Kashmirin e administruar nga Pakistani. Pakistani është vënë nën presionin e komunitetit ndërkombëtar për të vepruar ndaj grupit që pretendohet se qëndron pas sulmeve në Bombei. Kampi ndodhet pranë Muzafarabadit, në Kashmirin e administruar nga India. Dëshmitarët thanë se operacioni filloi të dielën pasdite. Ata kanë parë një helikopter të ushtrisë dhe kanë dëgjuar disa shpërthime. Ka njoftime dhe për arrestime, por ato nuk janë konfirmuar.
Një gazetar i BBC-së nuk arriti nuk arriti të shkonte deri në vendngjarje, sepse zona ishte rrethuar, por ai pa disa makina të ushtrisë që po largoheshin prej andej. Gazetat lokale njoftojnë se disa militantë të grupit Lashkar-e-Taiba u arrestuan, mes tyre dhe kreu i tij. As qeveria, as ushtria nuk kanë komentuar për operacionin. Pakistani është vënë nën presion nga Amerika dhe India që të kundërpërgjigjet ndaj pretendimeve se sulmuesit e Bombeit ishin militantë të Lashkar-e-Taiba në Kashmirin e administruar nga India. Autoritetet pakistaneze e nxorrën grupin jashtë ligjit në vition 2002, por analistët thonë se kampet e tij nuk u mbyllën asnjëherë.