E Diel, 1 Nëntor 2026

"Washington Post": Përmbytjet, po u soset durimi fshatarëve të Shqipërisë

“Fshatarëve në veri të Shqipërisë po u soset durimi. Shtëpitë e tyre janë të rrethuar nga uji për rreth një muaj", -kështu e nis reportazhin për zonën e Nënshkodrës, i publikuar fillimisht tek "Associated Press" dhe i marrë nga gazeta më e madhe amerikane, "Washington Post".

"Ata marrin miliona euro nga shitja e energjisë elektrike, prodhuar nga ky ujë që ju po shihni në oborrin tim të shtëpisë"- ka thënë një banorë i fshatit Obot, "por asnjë pëqrindje të atyre parave nuk ka ardhur këtu për të mbrojtur njerëzit dhe bizneset tona",- ka vijuar ai.

Fotoreportazhi ka vijuar mbi sipërfaqet e mëdha të tokës që ndodhen nën ujë prej më shumë se një muaj, ndërsa thekson se për banorët që jetojnë në banesat e tyre pavarësisht gjithçkaje, i vetmi mjet transporti ngelen anijet e vogla apo barkat.

Shumica e shtëpive janë dykatëshe të ndërtuara më shumë në dy dekadat e fundit, me kthimin e emigrantëve, më shumë se 1 milion prej të cilëve, e la vendin e varfër ballkanik pas rënies së komunizmit, në vitet ’90 për të kërkuar një të ardhme më të mirë në perëndim apo në vendin fqinjë, Greqi.

Fshatarët akuzojnë autoritetet e energjetikës se kanë grumbulluar qëllimisht ujë me shumicë në diga në verë dhe reshjet e dimrit i kanë kapur në surprizë.

“Nuk ka pasur kurrë përmbytje në pranverë,”- thotë 83- vjeçari Pjetër Gjocaj. “Unë dhe gruaja ime jemi burgosur në shtëpi prej një muaji”."

Përmbytjet erdhën kur ishim duke prerë barin. Shumë bagëti gati sa nuk ngordhën,” thotë Denard Franja, një fermer. “Autoritetet na kanë kompensuar vetëm për përmbytjen e parë në vitin 2010. Kësaj here nuk u dukën fare" ankohet Franja.

Autoritetet rajonale kanë premtuar rreth 600 ton mish, të importuara nga Mali i Zi që pritet të mbërrijë në ditët e ardhshme./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›