E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj: Presim vendimin e Qeverisë për PTK-në

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka thënë se tash po pritet vendimi i Qeverisë lidhur me ofertimin e kompanive për 75 për qind të Post- Telekomit të Kosovës.

“Ne ende nuk jemi në fazën e kontratës, ne kemi marrrë një ofertë dhe tani po presim vendimin e Qeverisë”, ka thënë Beqaj në rtk.

Pas vendimit të Qeverise, mund të vazhdohet me fazën konrtaktuale, ka thën Beqaj. Sipas tij, është e rëndësishme se këto dy kompani kanë pasur mbështjejen e Bankës për zhvillin dhe Rindërtim

“Ne me Kushtetutë jemi të përcaktuar për ekonomi të tregut, tregu i punës duhet të vijë nga sektori privat por edhe ashtu jemi”, ka shtuar ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›