Aktivistja që po rrezikon dënimin me vdekje

Trupi im më takon mua, nuk është origjina e nderit të askujt”, ky është një shkrim në trupin lakuriq të aktivistes së FEMEN, që po e çon drejt vdekjes 19- vjeçaren nga Tunizia.
Amina Tyler, aktiviste e grupit “FEMEN rrezikon të dënohet me vdekje për gjestin e saj. Predikuesi Almi Adela ka dhënë urdhër që ajo të dënohet sipas sharia-s me 80 ose 90 goditje me kamxhik por për shkak të gravitetit që ka kryer ajo meriton të vritet me gurë. Ndërsa në Web-e të ndryshme ka nisur fushata, ku dhjeta vajza kërkojnë lirimin e Aminës.