"Xhamadani'' ndezi Pallatin e Kongreseve

Për nder të 100 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, mbrëmë u organizua koncerti me titull “Një shekull këngë dhe marshe patriotike”.
Koncerti i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, nën kujdesin e ministrit Arben Imami, është hapur me himnin kombëtar “Rreth flamurit të përbashkuar”, ndërsa ka vijuar më disa këngë të tjera shumë të njohura si “O ju male”, “Sa të rrojë gjithësia”, “Shkronjave të Alfabetit” dhe “Vlora-Vlora”, të cilat janë mirëpritur dhe duartrokitur nga pjesëmarrësit e këtij koncerti.Kënga e popullarizuar “Xhamadani vija-vija” u prit me mjaft entuziazëm dhe krijoi një atmosferë të bukur, duke u kënduar edhe nga të gjithë të pranishmit në sallë. /Indeksonline/