"Zhduken" biletatpër "Shtrigat e Salemit"
TIRANE- Sonte në mbrëmje, shfaq ja "Shtrigat e Salemit" shënon edhe spektatorin e 6000-të që e ndjek. Biletat për të janë shitur që të enjten, ashtu sikundër edhe javët e tjera. Sipas punonjësve të Teatrit Kombëtar, drama e Artur Miller, mund të cilësohet si shfaqja e vitit, për nga suksesi që ka pasur dhe numri i spektatorëve që e kanë ndjekur. Në asnjë nga netët që ajo është vënë në skenë, nuk ka pasur vende bosh, përkundrazi spektatorët janë dyndur së tepërmi drejt Teatrit Kombëtar. Dinamika e Timo Fllokos, brishtësia e Eva Alikajt, forca dhe madhështia e Drita Pelinkut, surpriza e suksesshme me emrin Elia Zaharia, batutat e pafajshme të Mehdi Malkaj, qetësia e Vasjan Lamit, shpërthimet e Eni Janit e kanë mbërthyer pas vetes publikun e "Shtrigave të Salemit! Një regji prej të mirënjohurit Spiro Duni, Pjesa e Artur Miller ka bërë për vete jo vetëm artdashësit që ndjekin të gjitha eventet e teatrit, por edhe një publik më pak të interesuar. E në fakt e kanë merituar. Nuk janë vetëm emrat që e bëjnë këtë shfaqje por edhe ajo çka ata kanë dhënë në skenë. Loja e tyre, duke tejkaluar veten dhe duke hyrë mirë brenda personazheve, ka përçuar mesazhin e vet, ka përçuar ndjesi dhe emocione deri në karriget e fundit e lozhat e sallës së madhe të Teatrit Kombëtar. Timo shfaqet në skenë i veshur kauboj. Një palë pantallona gjysmë lëkurë e gjysmë cohë, një palë çizme alla amerikane dhe një kapele, që i jepte me tepër prezencë. Ai është Xhon Proktor, një burrë që pas tradhtisë ndaj së shoqes, provon barrën e mëkatit dhe barrën e shlyerjes së tij! Kaq për pamjen, sepse kur ai fillon të flasë zëri i tij kumbon dhe kumbon fuqishëm. E mbërthen sallën me shikimin, qëndrimin, fjalët, heshtjen, sjelljet. Ai nuk është më Tomo ai është bërë Xhoni, ai burri amerikan që sillet në vorbullën e Salemit dhe shtrigave të qytetit. Eva Alikaj është veshur me të bardha. Shfaqet e brishtë e me një zë të qetë në dialogjët me Xhonin,
DRAMA
"Shtrigat e Salemit" ka mbledhur çdo natë 500 spektatorë. Siç mësohet nga biletaria e teatrit në bazë të shitjeve apo të prenotimeve të bëra përmes telefonit, numri i biletave ka arritur plot 6000 duke përfshirë ato të së shtunës dhe ato për sonte në mbrëmje. Në 12 shfaqje të dramës së Millerit me regji të Spiro Dunit, biletat janë shitur ditë më përpara. Sipas nëpunësve këtë herë ka rënë në sy edhe pjesëmarrja e të rinjve në publik, që do të thotë se ky brez është afruar më shumë me teatrin. Të pyetur nga Gazeta Shqiptare, punonjës të Teatrit thonë se "Shtrigat" dot vihen në skenë edhe javën që vjen në katër ditë të javës, përkatësisht të enjten, të premten, të shtunën dhe të dielën. Këtë dyndje të publikut ata ia dedikojnë veprës së suksesshme të Millerit, "Shtrigat e Salemit", por edhe regjisë së Spiro Dunit dhe interpretimit të aktorëve të njohur. Një sukses të tillë sipas tyre, ka pasur pak a shumë edhe "Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë. Por, sipas tyre, shfaqja u desh të 'ndërpritej', sepse kalendari i institucionit parashikonte vënien në skenë të një tjetër shfaqjeje siç ishte "Koleksioni i përhershëm". Kjo sipas tyre pritet të ndodhë edhe me "Shtrigat e Salemit", sepse në skenë do të vijë pjesa "Romeo dhe Zhuljeta" e Shekspirit. Sa i takon krahasimeve, në krah të "Shtrigave" për nga publiku renditet vetëm pjesa "Pamje nga ura", që u vu në skenë tri vite më parë. Rekordet që pati ajo tani u mbuluan nga rekordet e "Shtrigave". Shfaqja premierë "Pamje nga ura" vepër e autorit të njohur Arthur Miller, e cila çeli sezonin artistik në aktivitetet e Teatrit Kombëtar në shtator të vitit 2007, me suksesin e saj në skenat e teatrove botërorë, solli të njëjtën gjë edhe në skenën shqiptare. Kështu nga drejtuesit e Teatrit Kombëtar asokohe, u bëhet e ditur se kalendari artistik do të ndryshonte duke bërë të mundur që deri në fund të muajit dhjetor të ishte në skenën teatrore vetëm shfaqja "Pamje nga ura". I njëjti autor Artur Miller, është edhe këtë herë ai që shënon rekorde. Vetëm se kësaj radhe, nuk pritet ndonjë ndryshim kalendari, siç mësohet nga Teatri Kombëtar.
(GSH/BalkanWeb)