36 orë nën ujë duke luajtur, synojnë rekord “Guinnes”

Polumbarët gjermanë që synojnë rekordin "Guinnes"
Geiselhoering-Gjermani, 10 prill 2011, NOA – Në Librin e rekordeve Guinnes mund të futet një grup polumbarësh nga Gjermania, të cilët për 36 orë me radhë qëndruan në fundin e një pishine duke luajtur një lojë tavoline të quajtur “Sheepshead”. 16 polumbarët zëvendësuan njëri-tjetrin përgjatë gjithë kohës duke bërë edhe ndryshimin e bombulave të oksigjenit.
Ngjarja ka si protagonist polumbarët e qytetit Geiselhoering në Gjermani.
Vetë organizatori i kësaj aventure, Eric Schlegelmilch, i cili shpreson që rekordi i polumbarëve të tij të futet në Librin e rekordeve “Guinnes”, tha se çdo një orë polumbarët bënin një pushim të shkurtër për të shënuar rezultatin.
Thellësia, në të cilën polumbarët zhvilluan lojën e tyre ishte 2 metra nën ujë.
Sipas tyre një thellësi e madhe do të ndikonte në rritjen e presionit dhe mund të shkaktonte problem në dëgjimin e tyre.
mit/NOA
Lajme të ngjashmeGjermani, aksident shok: 10 të vdekur dhe 100 të plagosur (FOTO)Gjermani, shtëpia me kokë poshtëHaxhinasto niset drejt Mynihut, për forumin “Dita ekonomike e Shqipërisë”Gjendet e pajetë arusha polare Knud Rusia dhe Kina: “Jo” sulmeve mbi Libi Lidhje: 16 polumbarët, 2 metra nën ujë, 36 orë nën ujë, duke luajtur Sheepshead, Eric Schlegelmilch, gjermani, Librin e rekordeve Guinnes, në fundin e një pishine, organizatori i aventurës, qyteti Geiselhoering, rekordi i polumbarëve