E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gisele Bundchen një paraqitje perfekte

SHBA, Një veshje e zezë dhe pa taka (megjithëse ajo mund të bëjë dhe pa to): Gisele Bundchen, në një formë të shkëlqyer, ka zbarkuar në Turqi për të prezantuar koleksionin e sandaleve “Ipanema”, që janë dizenjuar nga vetë ajo.

Si gjithmonë supermodelja karakterizohet nga një buzëqeshje që e ka të stampuar në fytyrën e saj, kjo dhe pse kohët e fundit deklarata e Ted Southern në drejtim të saj kanë qenë shumë të rënda: “Është një person shumë i bezdisshëm. Gjithmonë vetëm bërtet”, – tha ai për Gisele.

Megjithatë në këtë prezantim sërish ajo duhet thënë se ka qenë në një formë perfekte dhe ka shfaqur të gjithë sharmin e saj që e karakterizon.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeArrestohet falë bluzësAshley, një “bombë eksplozive”E vetmja paraqitje nudo e Elizabeth Taylor Lidhje: Gisele Bundchen, koleksion, paraqitje, sandale

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›