Është e vërtetë, që është e rrezikshme të qëllosh në ajër?
Është e vërtetë, që është e rrezikshme të qëllosh në ajër?
Po, është llogaritur që një plumb i qëlluar në ajër, bie në tokë me një shpejtësi mes 160 deri në 240 km/h: mjaftueshëm për të hyrë në lëkurën e njeriut dhe të ketë pasoja për jetën, në rast se një i tillë të bie në kokë. Por ky person nuk do të jetë ai që ka qëlluar, kjo për shkak të ndryshimeve që pëson trajektorja nga era, probabiliteti që plumbi të bjerë brenda një rrezeje 3 metër katrorë është vetëm 1 në 125.
Nëse pi një litër, shtoj në peshë 1 kg?
Lidhja mes peshës të asaj që hahet dhe rritjes në peshën e trupit, është e vlefshme vetëm për fëmijët që ushqehen me qumësht në muajt e parë të jetës: nëse një fëmijë që ushqehet me qumësht ka një peshë prej 5 kg dhe pi 250 g qumësht, në fund të ushqyerjes do të peshojë afërsisht 5.250 kg. Kjo ndodh ngaqë i sapolinduri është pothuajse i palëvizshëm, konsumon shumë pak energji, duke marrë vetëm lëngje, vë në lëvizje procese tretëse të vogla. Për një të rritur, shtimi i peshës në fund të një vakti nuk llogaritet kështu. Sepse ai, edhe duke ngrënë harxhon energji, për shembull nëpërmjet përtypjes dhe aktivizimit të mekanizmave të tretjes. Parametrat variojnë nga një njeri tek tjetri (peshë dhe gjerësi e trupit të njeriut) sipas situatës. Nëse hipim në peshore, pasi kemi ngrënë 500 g, mund të vërehet një rritje nga 350- 400 gr afërsisht.
Shtimi i popullsisë të botës, influencon në peshën e tokës?
Jo, pesha e Tokës nuk varet nga sa individë janë. Materia prej të cilës është bërë planeti ynë, në fakt është gjithnjë i njëjtë dhe shkëmbehet mes qenieve të gjalla. Riciklohet. Në momentin e lindjes tonë, ajo që përbën trupin tonë vjen nga diçka që ishte përdorur në forma të ndryshme nga organizma të tjera dhe me vdekjen tonë kthehet në gjendje inorganike, i përdorshëm përsëri. Ndryshime të peshës së Tokës varen vetëm nga materialet që shkëmbehen me hapësirën. Pluhuri kozmik. Gazi i shtresave më të jashtme të atmosferës, për shembull, mund të ndikojnë në tërheqjen tokësore. Dhe nga hapësira vijnë erërat diellore, pluhuri kozmik është afërsisht 100 tonelata meteoritesh në vit. Por pesha e këtyre, krahasuar me atë të Tokës, e cila është 5.970 miliardë të miliardave tonelatash, është e parëndësishme.
Kur lindi përdorimi i qirinjve të ditëlindjes?
Zakoni i të fryrit të qirinjve ditën e ditëlindjes ka nisur shumë shekuj më parë dhe është e vështirë të identifikosh me saktësi origjinën. Sipas disave, grekët kishin zakon që i ofronin ëmbëlsira Artemidës, perëndeshës, mes të tjerave të Hënës. Ata çonin në atë kohë ëmbëlsira të rrumbullakëta, të cilat kishin domethënien e Hënës së plotë. Mbi to ata vendosnin qirinj, në mënyrë që tortat të shkëlqenin tamam si hëna.
Dëshira: Mendohej që tymi mund të transportonte dëshirat deri në qiell, ende sot shumë njerëz shprehin një dëshirë para se të fryjnë qirinjtë.