E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Heshtja e intelektualëve përballë këtij makabriteti"

 
 
 
 
Turizmi dhe kultura kanë nevojë për grupe pune të orientuara nga njerëz pa pasione për xhepat dhe fundshpinën. Ka nevojë për strategji profesionistësh dhe hapësirë veprimi. Nëse u mor godina e Lidhjes së Shkrimtarëve, nese Panairi i Librit deshtoi, nese TIF Festival rrezikoi të deshtonte, nese kritikohen të aftet, nuk duhet të ndodhë që nesër kalatë dhe muzetë arkeologjikë të kenë mbushur xhepat e hajdutëve me kollare dhe të kenë zbrazur sytë e turistëve. Që kultura dhe turizmi shqiptar të ecë përpara, duhet gjetur mendja e duhur dhe pasioni i duhur. Jo pasioni i xhepave të fryrë dhe urrejtjeve personale dhe delirante. Por rreziku me i madh nuk është psikologjia e tij e patjetërsueshme nga realiteti, por heshtja e intelektualeve përballë këtij makabriteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›