Karburantet biznesi kerkon mbikeqyrjen e tregut
TIRAN- Rritja e ndjeshme e cmimeve te karburanteve gjate javeve te fundit ka renduar edhe me tej xhepat e konsumatoreve dhe biznesit duke i detyruar keta te fundit qe te ndermarre nisma per rregullimin e ketij tregu. shte zyra e Konfindustrias ajo qe kerkon ngritjen e Entit Rregullator te Karburanteve i cili duhet te sherbeje si vezhgues dhe rregullator i tregut te karburanteve dhe atij te gazit. Kjo kerkese vjen ne kohe kur biznesi mendon se tregu i hidrokarbureve ne vend nuk funksionon mire duke sjelle edhe rritje te paargumentuar te cmimeve.
Mbeshtetur ne vleresimin krahasimor te cmimeve te tregjeve vendore dhe nderkombetare arrihet ne perfundimin se ne janar 2011 konsumatoret me pakice te karburanteve dhe gazit ne Shqiperi po perballen pothuaj me te njejtat nivele sikunder ishin ne kulmin e cmimeve ne fund te vitit 2008 ne pragun e krizes globale edhe pse cmimet respektive ne tregjet nderkombetare ne vitin 2011 jane pothuaj 90 per qind me te uleta sesa ne vitin 2008 - thekson Konfindustria.
Ne kete analize ajo merr edhe nje perberes tjeter qe ndikon drejtperdrejt ne cmimin e karburanteve sic eshte kursi i lekut ne raport me dollarin amerikan. Sipas kesaj zyre gjate periudhes 2008-Janar 2011 leku eshte zhvleresuar jo me shume se 28 per qind ne raport me dollarin duke mos justifikuar keshtu cmimet qe aplikohen tashme per karburantet.
Bursa nderkombetare dhe kursi i kembimit cilesohet nga kompanite e karburanteve si dy arsyet kryesore te shtrenjtimit te ketyre produkteve por krahas ketyre ata permendin edhe zhvillimet e brendshme sic eshte numri i larte i pikave te furnizimit ne raport me numrin e popullsise. Tregu i karburanteve dhe gazit ka nje qarkullim vjetor per 800 deri 900 milione euro ne vit.