E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të mendojmë për ata që kanë nevojë”

20-08-2012 / Gazeta 55

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli

“Dita kur gjithsecili mendon për ata që kanë më pak dhe që kanë nevojë për më shumë ndihmë”.
Kështu e ka përkufizuar festën e Fiter Bajramit kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në mesazhin drejtuar të gjithë qytetarëve në ditën e bekuar të Bajramit, duke e konceptuar si një mesazh vlerash për gjithë shoqërinë tonë.
“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, përzemërsisht dëshiroj t’ju uroj gëzuar dhe për shumë vjet Fiter Bajramin. Katër javë që kaluan ishte koha ku secili sakrifikonte me devotshmërinë e vet të thellë e me besim të madh, e në mënyrë të veçantë duke i shërbyer atyre që janë më me pak fat sesa të tjerët. Në fakt kjo është një ftesë, një mesazh për çdo qytetar shqiptar të të gjitha besimeve fetare që çdo ditë, në çdo moment të mendojmë për ata që kanë më pak, që janë të sëmurë dhe që janë më të margjinalizuar. Sigurisht që kjo është një obligim për të gjithë qytetarët shqiptar të të gjitha feve për t’i shërbyer njëri tjetrit kur ne kemi nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e gjithë secilit. Edhe njëherë me zemër ju uroj gëzuar qytetarëve shqiptar, atyre që jetojnë në Shqipëri, atyre që janë në emigracion, atyre që janë në Kosovë, Maqedoni dhe në të gjitha trojet shqiptare duke besuar se gëzime më të mëdha, jetë më të mirë, më të lirë, më të mirë ekonomikisht dhe më të lumtur me njëri tjetrin do të kemi në të ardhmen”, tha ajo.
Më tej, Kryeparlamentarja e mbylli urimin duke uruar për një Bajram 2013 më të mirë, më shumë dashuri, shëndet dhe mirëqenie për të gjithë besimtarët në të gjitha trojet, ndërsa nuk ka harruar të ndajë urimin edhe me gazetarët në këtë ditë të shënuar për myslimanët.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›