Gjenden të vdekur në makinë, si u asfiksuan në garazh tregtari me të dashurën 38 vjeçe
Etleva DeliaPronari i një pastiçerie në zonën e ish-uzinës Dinamo, 58-vjeçari Luan Veizi dhe një grua 38 vjeçe u gjetën të vdekur dje brenda një makine tip Audi në një garazh. Pronari i makinës, u identifikua brenda pak minutave nga të afërmit e tij, gruaja dhe vajza, ndërsa gruaja që ndodhej e vdekur në automjet, u identifikua më vonë si shtetasja Dieriela Sinjari, 38 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, pasi çifti ka mbërritur me makinë në garazhin që ndodhet në hyrje të rrugës “5 Maji”, në Tiranë. Viktimat u gjetën gjysmë të zhveshur, dhe pa jetë, rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm. Burime nga policia thanë se inspektori i Komisariatit nr.4, i lajmëruar për ngjarjen, ka marrë makinën tip “Audi A4”, pa lëvizur asnjërin prej dy personave që ndodheshin në sediljen e pasme të saj dhe është drejtuar për në urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza”. Mjekët e spitalit nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje mjekësore për shkak se të dy personave, u mungonin shenjat e jetës. Pronari i makinës, është identifikuar nga patenta që kishte me vete në mjet. Policia deklaroi se tregtari Luan Veizi, 58 vjeç, kishte vdekur ndërsa gruaja u identifikua më vonë për shkak se nuk kishte dokumente identifikimi me vete. Kanë qenë familjarët e saj, që të shqetësuar për vonesën dhe pamundësinë për të kontaktuar me të, janë drejtuar për te Murgu i Tiranës dhe menjëherë kanë njohur gruan, e cila është identifikuar rreth orës 14:00, si Doriela Sinjari, 38 vjeç. Ajo banonte me qera në një shtëpi tek Shkolla e Bashkuar në Tiranë. HETIMISapo janë njoftuar për ngjarjen, ekspertë të seksionit të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit, kanë shkuar në garazhin e tregut, ku u gjetën viktimat, për të kryer veprimet për zbardhjen e ngjarjes. Automjeti tip “Audi A4”, në të cilin kanë vdekur Luan Veizi dhe Doriela Sinjari, është sekuestruar në cilësinë e provës, ndërsa është rrethuar dhe është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes. Burimet sqaruan se makina dyshohet të ketë qëndruar në garazhin nr.24, me gjatësi 4 metra dhe gjerësi 2 metra, për rreth 5 orë. Rezultati paraprak mbi shkakun e vdekjes, ka nxjerrë vdekjen nga asfiksia brenda në makinë, edhe pse policia thotë se po heton ende shkaqet e ngjarjes. Grupi hetimor tha se makina gjatë gjithë kohës ka qenë në garazh, ku është mbajtur e ndezur në mënyrë që të mbaheshin hapur edhe kondicionerët e saj për ngrohje. Duke qenë se hapësira e garazhit ka qenë e vogël, por edhe e izoluar, pasi Luan Veizi e kishte mbyllur nga brenda qepenin, gazrat që janë çliruar nga djegia e karburantit të makinës, përveçse kanë helmuar ambientin, kanë djegur edhe oksigjenin. Në këtë mënyrë edhe mungesa e oksigjenit, që u ka vështirësuar frymëmarrjen, por edhe lëndët helmuese që nxjerr makina, dyshohet se kanë shkaktuar vdekjen e Luan Veizit, i cili me aq sa është verifikuar nga policia, kishte një lidhje jashtëmartesore me 38-vjeçaren Doriela Sinjari. Burimet treguan se trupat e pajetë, janë gjetur gjysmë të zhveshur në sediljen e pasme të makinës. Veizi është gjetur i ç’veshur në mes e poshtë, ndërsa gruaja Doriela Sinjari e zhveshur në mes e lart. Ata dyshohet se kanë qenë duke kryer një akt seksual në momentin e asfiksimit.DEKLARIMETPolicia ka shoqëruar dje për të marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve, disa persona që kanë qenë të pranishëm edhe gjatë natës edhe në mëngjes kur u gjetën të vdekur Luan Veizi dhe Doriela Sinjari. Sipas deklarimeve të tyre mësohet se Luan Veizi, i cili ishte i shoqëruar edhe nga një femër, ka futur makinën në garazh rreth orës 21:00 të së hënës dhe pas një ore ka dalë i vetëm, ka blerë diçka për të ngrënë dhe është kthyer sërish në garazh. “Si e gjetëm të vdekur çiftin brenda garazhit” Etleva DeliaBeg Gabraj, është një nga dëshmitarët e ngjarjes së ndodhur dje në një garazh tek ish-uzina “Dinamo”, ku një grua dhe një burrë u gjetën të vdekur në makinë, gjysmë të zhveshur. Gabraj është tregtar perimesh në tregun “Dinamo”. Mëngjesin e djeshëm ai thotë se ka shkuar për të hapur dyqanin, por ka parë se njëri nga rojet e tregut ishte i shqetësuar, çka i ka lënë të kuptojë se diçka e pazakontë kishte ndodhur. Dëshmitari tregoi dje për gazetën se roja i natës ka thënë i shqetësuar se Luan Veizi, i cili kishte në pronësi një pastiçeri në zonë, ku kishte punësuar edhe gruan, është futur në darkë bashkë me një grua në garazh dhe nuk ka dalë më prej andej. Para se të nxitonin për të lajmëruar policinë, tregtari i moshuar Gabraj dhe roja i tregut, kanë lajmëruar menjëherë bashkëshorten e Luan Veizit, e cila jeton në pallatin përballë tregut. Burri i vdekur në makinë dhe e shoqja e tij, kishin edhe biznesin familjar në këtë zonë. Sipas dëshmitarit kanë qenë vetë gruaja dhe vajza e tij 14-vjeçare, të parat që kanë hapur qepenin e garazhit dhe kanë parë 58-vjeçarin, bashkë me një grua tjetër, të cilët dukeshin pa jetë brenda në makinë. “Por edhe pse nuk jepnin asnjë lloj shenje, ka qenë vetë bashkëshortja e Veizit, Maria, ajo që ka këmbëngulur që dikush t’i jepte makinës dhe t’i dërgonin në spital, se mbase mund të ishin gjallë”, tregoi dëshmitari Beg Gabraj. Në intervistën e tij ai tregoi ngjarjen e ndodhur fare pranë vendit ku çdo ditë tregton perime. Sa mendoni se ishte ora kur ju erdhët për të hapur dyqanin dhe më pas morët vesh për ngjarjen?Ne këtu, pothuajse të gjithë tregtarët vijmë shpejt në mëngjes për të hapur dyqanet, në mënyrë që edhe aktivitetin ta nisim sa më shpejt. Edhe sot (dje) erdha herët, mund të ishte ora 4:30 e mëngjesit dhe u drejtova për nga dyqani im, por pashë që roja i natës, i cili është një djalë i ri, por tani nuk ndodhet këtu, ishte shumë i shqetësuar dhe erdhi menjëherë drejt meje duke më treguar se dyshonte për diçka të keqe. Ai më tregoi se Luan Veizi, ishte futur në garazh i shoqëruar një natë më parë, me makinën e tij, por nuk kishte dalë ende prej andej. çfarë iu tregoi roja, kishte biseduar me Veizin para se ai të futej në garazh?Ai më tha që Luani kishte shkuar aty rreth orës 21:00 të darkës dhe i ishte drejtuar duke i thënë se nuk do të vonohej. Por rreth orës 22:00, Luani kishte dalë nga garazhi, duke e lënë makinën brenda, bashkë me një grua e cila ndodhej bashkë me të dhe kishte ikur deri në një dyqan afër tregut, për të blerë diçka. Më pas ai ishte futur prapë dhe kishte mbyllur qepenin e garazhit nga brenda. Roja është larguar për pak për të kontrolluar nëse garazhet e tjera ishin të mbyllura, por kur është kthyer sërish te garazhi nr. 24, kishte parë që dryni ishte i hapur, e megjithatë nuk e ka parë të arsyeshme që të shkonte të shqetësonte Luanin që ndodhej brenda, duke pritur që ai të dilte vetë. Po në mëngjes, kur edhe ju ishit aty, çfarë ndodhi?Në mëngjes roja më tha që duhej të bënim diçka patjetër, duhej të lajmëronim dikë, sepse parandiente se diçka mund të kishte ndodhur. Por, fillimisht menduam se do ishte më mirë të lajmëronim familjarët e Luanit. Roja shkoi tek pallati ku banonte familja Veizi, në katin e katërt dhe lajmëroi të shoqen, e cila e shqetësuar erdhi aty bashkë me vajzën e tyre të vetme, 14-vjeçare. Maria, kështu quhet bashkëshortja e Luanit, vendosi që ta hapte vetë qepenin, që të shihte se çfarë kishte ndodhur. Në momentin kur qepeni u hap, nga garazhi doli tymi i grumbulluar aty nga makina që kishte qenë e ndezur. Gruaja e Luanit iu afrua makinës dhe pamë që mori një pamje të vrenjtur në fytyrë. Më pas i tha të bijës që të shkonte të hapte derën e makinës, dhe të shikonte se çfarë kishte ndodhur. Vajza u kthye dhe i tha diçka me zë të ulët nënës së vet, që ne nuk e dëgjuam, më pas lajmëruar inspektorin e policisë së zonës tonë, i cili erdhi menjëherë. Ora mund të ishte rreth 5:00 e mëngjesit, kur polici ka hipur në makinë, bashkë me bashkëshorten e Luanit, për t’i dërguar në spital, duke shpresuar se mund të mbijetonin. Vajza iku në këmbë pas makinës, bashkë me dy persona të tjerë. Por siç duket nuk paska qenë e nevojshme që ata të dërgoheshin në spital, pasi kishin vdekur. Garazhi u mbush me tymEkspertët e policisë treguan se garazhi ku ka qëndruar makina e Luan Veizit për më shumë se 5 orë, nuk e kishte hapësirën e mjaftueshme, për të qëndruar në aq kohë, e izoluar. Gjatë matjeve ka rezultuar se garazhi nr. 24 është 4 metër i gjatë dhe 2 metër i gjera. Për shkak të hapësirës së ngushtë, makina e cila ka qenë e ndezur ka vazhduar të shkarkojë tym duke ndotur ambientin. Pas disa orësh, sasia e oksigjenit ka përfunduar dhe dy viktimat kanë pësuar asfiksi, si pasojë e mungesës së oksigjenit në gjak. Gruaja e viktimës pastiçiere, pronar i shoqiFlasin banorët: Familja e Luan Veizit nuk kishte problemeTIRANE - Pothuajse të gjithë tregtarët që ushtrojnë aktivitetin në tregun e fruta-perimeve, në rrugën “5 Maj”, pranë vendit ku ndodhi dje ngjarja, pranuan se i njihnin mirë bashkëshortët Luan dhe Marie Veizi. Disa prej tregtarëve, edhe pse nuk pranuan të identifikohen me emër, treguan për gazetën, se çifti Veizi bënte një jetë të qetë, dy bashkëshortët njiheshin si punëtorë dhe që nuk kishin pasur asnjëherë probleme. “Maria ishte pastiçiere dhe ka një dyqan me ëmbëlsira dhe byrekë, vetëm disa metra larg garazheve të makinave. Ajo qëndronte bashkë me të bijën aty në dyqan, ndërsa Luani i furnizonte me mall”, kanë treguar tregtarët. Sipas tyre, çifti Veizi ka disa vite që e ka hapur këtë aktivitet, madje disa muaj më parë ata blenë edhe një apartament në katin e katërt të pallatit të ri, që u ndërtua këtu pranë tregut, në mënyrë që ta kishin edhe punën afër. “Luani prej kohësh kishte marrë me qira një garazh për makinën, garazhin nr. 24 ku ai u gjet i vdekur sot dhe paguante për të 100 euro në muaj”, shprehen tregtarët. Gjithashtu tregtarët shprehen se janë habitur kur kanë marrë vesh një ngjarje të tillë, një ngjarje që për ta ka qenë aq sa e dhimbshme, po aq edhe e turpshme. “Duke qenë se kishim krijuar një respekt të veçantë si për Marien, po ashtu edhe për Luanin dhe një ngjarje e tillë na ka shokuar, nuk dimë se çfarë të themi”, kanë mbyllur rrëfimin e tyre tregtarët. Ndërsa pastiçeria e çiftit Veizi, ndoshta edhe për të mos rënë në sy, dhe ditën e djeshme është mbajtur e hapur, nga një i afërm i familjes. Mjekët: Vdekja e çiftit nga gazi karbonikTIRANE - Luan Veizi dhe Doriela Sinjari kishin rreth 7 orë që kishin vdekur kur kufomat e tyre u gjetën në orën 05:00 të mëngjesit të djeshëm të asfiksuar brenda autoveturës Audi A4. Këtë fakt e konfirmojnë burime të Mjekësisë Ligjore, sipas të cilëve, vdekja e Veizit dhe Sinjarit ishte shkaktuar nga mbushja e kabinës së mjetit me gaz karbonik, i cili ishte lëshuar nga kondicioneri i hapur dhe djegia e benzinës së motorit të mjetit. Sipas Mjekësisë Ligjore njollat e konstatuara mbi fytyrat e dy kufomave, ngjyra e lëkurës, temperatura trupore, etj të çonin në përfundimin se ata kishin vdekur prej mëse 7 orësh, nga momenti i ekzaminimit. Ekspertët mjeko-ligjorë pohuan se dy viktimat e kishin kuptuar që po asfiksoheshin nga mungesa e oksigjenit, por kanë qenë të pafuqishëm fizikisht për të reaguar, ndërsa kanë vdekur brenda pak minutash nga momenti që kishin hyrë në makinë. Kjo ka çuar mjekët në konkluzionin paraprak se vdekja e 58 vjeçarit Veizi dhe 38 vjeçares Sinjari ka ardhur nga asfiksia. Por, sipas tyre, një përfundim më të plotë dhe më të saktë do të nxjerrin analizat që do të kryhen në pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare të kryeqytetit,, ku janë dërguar për ekzaminim mostra gjaku të dy viktimave. fa.ma.