E Diel, 1 Nëntor 2026

shte nje marreveshje historike qe i ngjan tregtise se lire

Marreveshja Kina dhe Tajvani firmosin lidhjen me te rendesishme tregtare mes tyre

Nje marreveshje e debatueshme tregtie qe Tajvani dhe Kina nenshkruan ne qershor ka hyre dje ne fuqi. Marreveshja historike e ngjashme me nje marreveshje te tregtise se lire eshte pakti me i rendesishem i nenshkruar nga dy ish-rivalet qe kur ata u angazhuan per te bere perpjekje per ripajtim me 2008-n. Marreveshja redukton dhe me vone eliminon tarifat per me shume se 500 produkte tajvaneze qe eksportohen ne Kine. Qeveria dhe shumica e tajvanezeve presin qe marreveshja ti jape nje shtyse ekonomise se vendit e cila varet ne mase te madhe nga eksportet ne Kine. Besohet ne mase se kjo eshte edhe marreveshja me e rendesishme mes Tajvanit dhe Kines qe kur vendet u ndane ne fund te luftes civile me 1949-n. Marreveshja u aprovua nga Parlamenti tajvanez ne muajin qershor me gjithe protestat nga qindra mijera njerez si edhe nje perplasje e shemtuar mes deputeteve te partise ne pushtet dhe atyre te partive te opozites. Kundershtaret e marreveshjes kane frike se mos Tajvani behet shume i varur ndaj Kines dhe kjo mund te rrezikoje sovranitetin e ishullit. Ata paralajmerojne gjithashtu se marreveshja mund ta mbyse ishullin me produkte te lira kineze gje qe do ta demtonte ekonomine vendase dhe do te conte ne humbje te vendeve te punes. Ne nje perpjekje te pazakonte per te qetesuar keto shqetesime Kina pranoi qe te ule gati me gjysmen tarifat per shume produkte nga Tajvani. Te dyja vendet pritet qe shume shpejt te fillojne negociatat per tregtine te cilat do te lejonin nje qasje edhe me te madhe ne tregjet e njera-tjetres. Analistet besojne se kjo tendence mund te ndihmoje edhe ne reduktimin e tensioneve mes te dyja paleve te cilat nuk kane nenshkruar ende nje traktat paqeje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›