E Diel, 1 Nëntor 2026

“Është obligim i çdo qytetari që në 23 qershor të votojnë PD-në dhe Berishën”

22-06-2013 / Gazeta 55

Deklaratë e shoqatës anti komuniste “14 dhjetori” 1990, Elbasan

“Thirrje drejtuar të gjithë anëtarëve të shoqatës dhe demokratëve dhe mbarë qytetarëve të Elbasanit e mbarë Shqipërisë, për të votuar Partinë Demokratike në zgjedhjet e 23 Qershorit. Për arritjet që ka bërë gjatë këtyre 8 viteve në pushtet dhe së fundmi me përfundimin e rrugës dhe tunelit madhështor Elbasan-Tiranë. Këtë vepër e kanë premtuar që nga Enver Hoxha deri tek bijtë e tij në Partinë Socialiste, por kurrë nuk kanë mundur dhe nuk kanë pasur dëshirë për ta çliruar këtë qytet dhe gjithë zonën. Këtë vepër gjigante me gjithë kundërshtimin e Partisë Socialiste, Partia Demokratike e bëri për 18 muaj, kjo tregon se Partia Demokratike, me në krye Prof.Dr.Sali Berishën, është parti e vlerave, e fjalës së mbajtur dhe në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Është obligim i çdo qytetari, me gjithë këto arritje, që të votojë këtë parti që ju sjell vetëm të mira. Ne ju bëjmë thirrje të votoni nr.44, numrin e zhvillimit, numrin e punësimit që të çon drejt Europës”. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›