E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Më 23 Qershor votoni alternativën e punësimit, mirëqenies dhe integrimit

22-06-2013 / Gazeta 55

Kryesuesja e listës së PD-së për qarkun Shkodër, Jozefina Topalli, së bashku me kandidatët e tjerë u pritën në një miting në fshatin Trush. Topalli ftoi të gjithë që të dalin të parët në votime, për të zgjedhur 44, Sali Berishën, alternativën e ecjes përpara, alternativën e punësimit, mirëqenies dhe integrimit dhe të refuzojnë alternativën e Edi Ramës, alternativën e rrënimit, e antishqiptarit që ka faktuar se nuk do as familjen as shqiptarët, as kombin. "Më 23 qershor do fitojë Shkodra, do të fitojë Tirana, Durrësi, Elbasani. Do të fitojë Shqipëria! Festa e fitores së madhe ka nisur kudo. Dilni të parët e votoni numrin 44 dhe Sali Berishën. Fitore Fitore, Fitore”, theksoi Jozefina Topalli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›