E Shtunë, 31 Tetor 2026

t si më poshtë; V E N D I M PËR MIRAT

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u morën në shqyrtim dhe u miratuan vendimet dhe projektligjet si më poshtë;   V E N D I M   PËR

 

MIRATIMIN E AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E CENTRALIT ELEKTRIK ME ERË (PARQE EOLIKE), PËR “ENPOWER ALBANIA”, SHPK

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 34/1, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

            V E N D O S I :

1. Miratimin e autorizimit për ndërtimin e centralit elektrik me erë (parqe eolike), të vendosura në Gadishullin e Karaburunit, malet “Rrëzë e Kanalit” dhe malet Lungarë, sipas koordinatave të zonave të përcaktuara në hartën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për “Enpower Albania”, shpk, filial në Shqipëri i “Moncada Energy Group”, Srl, Itali, me seli në adresën rruga “Nikolla Tupe”, nr.5/1, Tiranë, Shqipëri, regjistruar në regjistrin tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, mbajtëse e NUIS K72312008, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE, NË SHKALLË VENDI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961,    datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 2 e 5, të ligjit nr.8487,  datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Paga bazë minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë)  lekë.

2.     Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3.     Paga bazë minimale orare të jetë 103 (njëqind e tre) lekë.

4.     Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5.     Vendimi nr.995, datë 2.7.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale, në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Z.Adriatik Alimadhi emërohet zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Znj. Jorida Tabaku emërohet zëvendësministër i Integrimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR ZGJEDHJET PËR NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË DO TË ZHVILLOHEN MË 28.6.2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.10019,               datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Miratimin, në parim, të memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet për në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, që do të zhvillohen më 28.6.2009.

2.     Ngarkohet ministri i Brendshëm për nënshkrimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij memorandumi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.526, DATË 22.8.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FUNKSIONIMIN E KOORDINATORIT KOMBËTAR PËR ÇËSHTJET ME ORGANIZATËN E ATLANTIKUT TË VERIUT (NATO)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”,  me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Fjalia e fundit, e pikës 6, të vendimit nr.526, datë 22.8.2007, të Këshillit të Ministrave, riformulohet, si më poshtë vijon:

“…Njësia do të funksionojë edhe 6 muaj pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO.”.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Kryeministrisë, miratuar për vitin 2009, dhe të fillojnë nga  data 4.4.2009.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

          SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.220, DATË 6.3.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE MËSIMORË, ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR PERIUDHËN JANAR-QERSHOR 2009, PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SHKENCËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pikat 1 e 2, të vendimit nr.220, datë 6.3.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshohen, si më poshtë vijon:

“1. Numri i punonjësve mësimorë dhe të tjerë me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën janar-qershor 2009, për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të jetë 3 061 veta.

2. Të dhënat për numrin, afatin kohor të kontraktimit të punonjësve, të përcaktuar në pikën 1, të projektvendimit, të jenë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2009.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.875, DATË 20.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PARËSOR, NGA SKEMA E DETYRUESHME E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, shkronja “b”, e 36, të ligjit nr.7870, datë 13.4.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Fjalia e dytë, e pikës 7, të vendimit nr.857, datë 20.12.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Të ardhurat e krijuara nga shërbimet e ofruara, sipas kësaj pike, përdoren tërësisht nga qendrat shëndetësore, si pjesë e kostos së shërbimit. Rregullat e veçanta për përdorimin e tyre përcaktohen me udhëzim të këshillit administrativ të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.”.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

K R Y E M I N I S T R I

S ALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR   PËRCAKTIMIN E AFATEVE, TË MËNYRËS DHE KOHËS SË USHTRIMIT NGA ALUIZNI TË PËRGJEGJËSIVE TË ZYRAVE TË URBANISTIKËS DHE TË KËSHILLAVE TË QARQEVE, GJATË PROCEDURAVE TË LEGALIZIMIT TË OBJEKTEVE INFORMALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të  ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. ALUIZNI të kryejë procedurat e evidentimit në terren, të përgatisë raportin e gjendjes faktike dhe të shqyrtojë e të kualifikojë ndërtimet informale në të gjitha qarqet e vendit, për shkak të mosushtrimit, nga organet e njësive të qeverisjes vendore, të përgjegjësive të parashikuara në nenin 10, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

2. ALUIZNI, brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të kryejë evidentimin në terren të objekteve informale/objekteve me leje, me shtesë informale në objekt, si dhe të bëjë përditësimin e të dhënave të gjendjes ndërtimore dhe të hartojë procesverbalin e konstatimit, të tipit A ose A1, sipas modeleve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

3. Drejtoria rajonale e ALUIZNI-t, duke shfrytëzuar të dhënat e përftuara nga përditësimi dhe në përputhje me kriteret ligjore të miratuara për shqyrtimin dhe  kualifikimin e objekteve informale/objekteve me leje, me shtesë informale në objekt, që legalizohen ose jo, vepron, si më poshtë vijon:

3.1. Përgatit hartën në shkallën 1:1000 deri në 1:5000, për zonën kadastrale/bllokun kadastral, ku ndodhen objektet informale/objektet me leje, me shtesë informale në objekt, ku të pasqyrohen:

a) Sistemi rrugor i nivelit kombëtar e rajonal, ekzistues, i miratuar ose në proces miratimi;

b) Infrastruktura inxhinierike;

c) Territoret, që kanë mbrojtje të veçantë ligjore.

ç) Situata e pronësisë mbi tokën;

 d) Studimet urbanistike, që parashikojnë ndërtime mbi 5 kate mbi troje private, brenda vijës kufizuese të ndërtimit, të miratuara deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

3.2. Plotëson, në bazë të gjendjes së pasqyruar në hartë, aktin e kualifikimit, të tipit A ose A1, sipas modeleve, që i bashkëlidhen këtij vendimi, duke i kualifikuar këto objekte:

a) për legalizim;

b) të përjashtuar nga legalizimi.

4. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NGRITJEN, PËRBËRJEN, ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE MËNYRËN E SHPËRBLIMIT TË KOMISIONIT TË MBROJTJES NGA RREZATIMET

 

N¸ mb¸shtetje t¸ nenit 100 t¸ Kushtetut¸s dhe t¸ pikës 4, të nenit 6, t¸      ligjit nr.8025, dat¸ 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit t¸ Shëndetësisë, K¸shilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.     Ngritjen e Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet, i cili të kryesohet nga ministri i Shëndetësisë dhe të ketë në përbërje:

 

-          Një përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik;

-          Drejtorin e Drejtorisë Juridike, në Ministrinë e Shëndetësisë;

-          Një përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave;

-          Një ekspert i rrezatimeve jonizuese;

-          Dy përfaqësues nga Universiteti i Tiranës, ekspertë të mbrojtjes nga rrezatimet;

-          Një përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

 

2.     Kryetari i zyrës së mbrojtjes nga rrezatimet është sekretar i Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet, ekspert i rrezatimeve jonizuese.

 

3.     Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMRR) është autoriteti kombëtar rregullator, i cili mbikëqyr dhe siguron zbatimin e ligjit nr.8025,  datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, dhe të akteve të tjera, ligjore dhe nënligjore, në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese.

 

4.     Komisioni mblidhet, si rregull, një herë në 2 muaj, sipas njoftimit të kryetarit dhe mbledhjet zhvillohen me jo më pak se 2/3 e anëtarëve. Njoftimi përmban rendin e ditës dhe materialet, që do të diskutohen në mbledhje. Ai u dërgohet anëtarëve të komisionit të paktën 7 ditë përpara datës së caktuar për mbledhje.

 

5.     Mbledhja e parë e KMRR-së duhet të thirret jo më vonë se 45 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe në këtë mbledhje zgjidhet protokolluesi i komisionit, i cili mban procesverbalin e mbledhjeve të KMRR-së.

 

6.     Mbledhjet e KMR-së i drejton kryetari, dhe, në mungesë të tij, vetë kryetari cakton një anëtar të komisionit për drejtimin e mbledhjes.

 

7.     Kur një anëtar nuk merr pjesë në tri mbledhje radhazi përjashtohet, me vendim të kryetarit të komisionit të mbrojtjes, dhe zëvendësohet nga institucioni përkatës.

 

8.     Mandati i anëtarëve të komisionit është 4-vjeçar.

 

9.     Shpërblimi për pjesëmarrje në mbledhje, për çdo anëtar dhe për sekretarin e Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimi, është 5 000 (pesë mijë) lekë për çdo mbledhje.

 

 

10.   Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, mbulohen nga buxheti vjetor, i miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë.

 

11.  Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn n¸ fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BEISHA

 

* * *

V E N D I M

 PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.338, DATË 19.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,  “PËR MIRATIMIN E MODELIT TË TREGUT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 53, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

            V E N D O S I :

Në tekstin e modelit të tregut të energjisë elektrike, miratuar me vendimin nr.338, datë 19.3.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen shtesat e mëposhtme:

1. Në fund të pikës 5.4 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“Disbalancat (devijimet), nga programi javor, deri në masën +/-5%, do të vlerësohen disbalanca (devijime), për të cilat pjesëmarrësit e tregut nuk do të paguajnë sanksione, por kanë detyrimin që, për javën/javët pasardhëse, të planifikojnë rregullimin e këtyre disbalancave (devijimeve).”.

2. Në fund të nënndarjes “Të arkëtueshme/të pagueshme”, të pikës 6.1, vendoset shifra « +/-5%”.

3. Në fund të nënndarjes “Të arkëtueshme/të pagueshme”, të pikës 6.2, vendoset shifra « +/-5% ».

4. Në fund të nënndarjes “Të arkëtueshme/të pagueshme”, të pikës 6.4, vendoset shifra « +/-5% ».

5. Në fund të paragrafit të parë të nënndarjes “Të arkëtueshme/të pagueshme”, të pikës 6.5, vendoset shifra « +/-5%”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

* * *

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA, KAVAJË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të   ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave                                  

V E N D O S I:

Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza, Kavajë”. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen 498 (katërqind e nëntëdhjetë e tetë) m², tokë/truall, me vlerë të përgjithshme  shpronësimi 10 436 170 (dhjetë milionë e katërqind e tridhjetë e gjashtë mijë e njëqind e shtatëdhjetë) lekë. Ky fond, prej 10 436 170 (dhjetë milionë e katërqind e tridhjetë e gjashtë mijë e njëqind e shtatëdhjetë) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”. Shpenzimet procedurale, në vlerën 256 000 (dyqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Shpronësimi të fillojë më 30.5.2009 dhe të përfundojë më 30.8.2009.

 7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Proces regjistrimi” dhe “Konfirmim ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë dorëzuar dokumentacionin e pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve t¸ kryejë verifikimet për përputhshmërinë e sipërfaqeve, që shpronësohen, me numrat e pasurive në pronësi të pronarëve. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

 

V E N D I M

PËR

HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR TË SIPËRFAQEVE TË DISA NGASTRAVE TË EKONOMIVE PYJORE “MALI I KAKARIQIT”, LEZHË, DHE “DAJÇ-VELIPOJË”, SHKODËR, QË DO TË PËRDOREN NGA “SEASIF GROUP”, SHPK, PËR NDËRTIM FABRIKE ÇIMENTOJE DHE KARIERE GURI GËLQEROR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 1, të         nenit 17, të ligjit nr.9385,  datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9693,            datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Sipërfaqet në ngastrat 1 e 2, të ekonomisë pyjore “Mali i Kakariqit”, Lezhë, dhe në ngastrat 40 e 41, të ekonomisë pyjore “Dajç-Velipojë”, Shkodër, që do të  përdoren nga “Seasif Group”, shpk, për karierë guri gëlqeror, me sipërfaqe 80,3 (tetëdhjetë presje tre) ha, dhe për ndërtim fabrike çimentoje,                               16,7 (gjashtëmbëdhjetë presje shtatë) ha, gjithsej 97 (nëntëdhjetë e shtatë) ha, të hiqen nga fondi pyjor e kullosor kombëtar dhe të çregjistrohen nga kadastra kombëtare e pyjeve dhe kullotave, sipas tabelës 1 dhe hartës përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pasi të përcaktojnë në terren dhe në hartë kufijtë e rinj të fondit pyjor dhe kullosor kombëtar, që rezultojnë nga heqja e sipërfaqeve të këtyre ngastrave, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të bëjnë çregjistrimin e sipërfaqeve nga kategoria “Tokë e zënë, kullotë” dhe “Tokë e zënë, pyll” dhe t’i regjistrojnë në sipërfaqe inproduktive (karierë guri gëlqeror dhe truall për ndërtim fabrike), në përputhje me pikën 9, të vendimit nr.1353, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”.

3. Vlera e kësaj sipërfaqeje pyjore dhe kullosore të paguhet nga                   “Seasif Group”, shpk, sipas akteve ligjore në fuqi. Llogaritja e tarifave për heqjen nga fondi pyjor të bëhet sipas lidhjes 4, që i bashkëlidhet vendimit nr.391,        datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”.   

4. “Seasif Group”, shpk-ja, brenda 3 (tre) viteve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të pyllëzojë, me fondet e veta, 53 (pesëdhjetë e tre) ha me pyje, si dhe të përmirësojë 38 (tridhjetë e tetë) ha kullotë, në ngastrat e përcaktuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor.

Lloji i drurëve, që do të mbillen, dhe grafiku i mbjelljeve të caktohen nga drejtoritë përkatëse të shërbimit pyjor, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, të cilat i ndjekin mbjelljet deri në marrjen në dorëzim, me procesverbal, të sipërfaqes së pyllëzuar, sipas marrëveshjes, që do të lidhin me kërkuesin.

4. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, komuna Balldre, e qarkut të Lezhës, e komuna Bushat, e qarkut të Shkodrës, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I PIKËS SË HEDHJES SË MBETURINAVE, NË QYTETIN E BAJRAM CURRIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të   ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave                                  

V E N D O S I:

Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i pikës së hedhjes së mbeturinave, në qytetin e Bajram Currit. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Bajram Currit. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) m², tokë bujqësore, me vlerë të përgjithshme  shpronësimi         4 530 000 (katër milionë e pesëqind e tridhjetë mijë) lekë.   Ky fond, prej 4 530 000 (katër milionë e pesëqind e tridhjetë mijë) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.  Shpenzimet procedurale, në vlerën 191 600 (njëqind e nëntëdhjetë e një mijë e gjashtëqind) lekë, të përballohen nga bashkia e Bajram Currit.  Shpronësimi të fillojë më 30.5.2009 dhe të përfundojë më 30.8.2009.  Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Proces gjyqësor”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të ketë përfunduar procesi gjyqësor dhe pasi të paraqesin dokumentacionin e plotë të pronësisë dhe vendimin e formës së prerë të gjykatës, pranë bashkisë së Bajram Currit. Bashkia e Bajram Currit t¸ kryejë verifikimet për përputhshmërinë e sipërfaqeve, që shpronësohen, me numrat e pasurive në pronësi të pronarëve.  Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe bashkia e Bajram Currit për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRFUNDIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË DISA VILAVE QEVERITARE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936,  datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi 129 036 784 (njëqind e njëzet e nëntë milionë e tridhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e katër) lekë, për përfundimin e disa investimeve të nisura, për rikonstruksionin e disa vilave qeveritare, përkatësisht në Dhërmi, Durrës, vila nr.1, Vlorë dhe Velipojë.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi i kontigjencës i buxhetit të vitit 2009.

3.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN E TARIFAVE PËR SHËRBIMET, QË OFROHEN NGA AUTORITETI KOMBËTAR PËR CERTIFIKIMIN ELEKTRONIK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 55, të ligjit nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Miratimin e tarifave për shërbimet, që ofrohen nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.     Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

 

V E N D I M   PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES PËR NËNSHKRIMIN ELEKTRONIK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, 19, 28, 52 e 54, të ligjit nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Miratimin e rregullores për nënshkrimin elektronik, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.     Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR KRYERJEN E VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA TË KONTROLLIT KUFITAR NË PIKËN E PËRBASHKËT TË KALIMIT TË KUFIRIT MURIQAN/SUKOBINË

N&e

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›