E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E CENTRALIT ELEKTRIK ME ERË (PARQE EOLIKE), PËR “ENPOWER ALBANIA”, SHPK

V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN E AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E CENTRALIT ELEKTRIK ME ERË (PARQE EOLIKE), PËR “ENPOWER ALBANIA”, SHPK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 34/1, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

            V E N D O S I :

1. Miratimin e autorizimit për ndërtimin e centralit elektrik me erë (parqe eolike), të vendosura në Gadishullin e Karaburunit, malet “Rrëzë e Kanalit” dhe malet Lungarë, sipas koordinatave të zonave të përcaktuara në hartën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për “Enpower Albania”, shpk, filial në Shqipëri i “Moncada Energy Group”, Srl, Itali, me seli në adresën rruga “Nikolla Tupe”, nr.5/1, Tiranë, Shqipëri, regjistruar në regjistrin tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, mbajtëse e NUIS K72312008, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


13/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›