Arratisja blindohet kufiri nis hetimi per policet

Drejtori i burgut te Shenkollit Tafili u shoqerua me police jane marre masa per ta arrestuar. Arratiset nga burgu njeri nga Tafilajt vrasesit e kolonelit te Shkodres Arben Zylyftari
Per Admir Tafilin semundja e nenes dhe shendeti jo i mire i saj duket se ishin nje alibi e bukur per te realizuar planin e tij te arratisjes nga burgu. Eumlshte fjala per 41-vjecarin e denuar me 20 vjet burg si i akuzuar per plagosjen e ish-shefit te krimeve te Shkodres Prel Pjetrushin per te cilin pretendonte se i kishte vrare babane Bahri Tafilin ky i akuzuar se bashkerisht me te birin Gencin vellain e te arratisurit vrane komisarin e Shkodres Arben Zylyftari. Mengjesin e djeshem Admiri dhe vellai tjeter Genc Tafili i denuar per vrasjen e Zylyftarit fituan te drejten e tete oreve leje nga autoritetet e burgut te Shenkollit ne Lezhe te shkonin prane nenes se tyre te semure ne Kiras te Shkodres.
Ne perfundim te afatit eshte kthyer vetem Genci kurse Admir Tafili eshte zhdukur edhe pse i shoqeruar me punonjes te policise se burgut. Dyshohet qe ai te kete pasur nje plan arratisjeje sikurse mund te jete nje vendim i tij i momentit pasi eshte perballur me gjendjen e rende ne familje. Drejtori i burgut te Shenkollit Mark Lleshi tha per gazeten standard se Admir Tafili ishte i shoqeruar me punonjes te policise dhe se leja i eshte dhene brenda te gjitha rregullave dhe kritereve ligjore. Per Lleshin i ikuri do te kthehet shume shpejt ne qeli pasi jane marre te gjitha masat per kapjen e tij. Kreu i burgut tha se punonjesit e policise te cilet e kane shoqeruar jane ndaluar per te sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Gjasa ka qe nese ata kane bashkepunuar me Tafilin te shkojne per kohe te gjate ne qeline e lene bosh. Lleshi ndersa ka njoftuar Policine e Shtetit e cila ka organizuar operacionin per gjetjen dhe kapjen e Tafilit paralelisht ka nisur hetimet per te zbuluar shkaqet qe mundesuan ikjen e te denuarit me 16 vjet burg. Burimet zyrtare bene te ditur se menjehere forca te shumta jane dislokuar ne kufi me Malin e Zi ku edhe mendohet se mund te kaloje i burgosuri. Ne gatishmeri per kapjen e tij jane vene te gjitha policite lokale por dyshohet se ai nuk e ka kapercyer kufirin e rrethit te Shkodres. Shkodrani ishte denuar per vrasjen e Arben Zylyftarit si dhe per plagosjen e shefit te krimeve te Malesise se Madhe.
Vrasja e Arben Zylyftarit dhe hakmarrja ndaj policise
41-vjecari Admir Tafili eshte nga familja Tafili i ati i te cilit se bashku me te vellane Gencin qelluan per vdekje drejtorin e policise se Shkodres kolonel Arben Zylyftarin. Admir Tafili eshte arrestuar ne vitin 2001 dhe akuzohet ti kete bere prite per qellime hakmarrjeje ish-shefit te Malesise se Madhe Prel Petrushi te cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrare te atin Bari Tafilin. Tafili sipas burimeve te sigurta te policise perpara arrestimit ne Shqiperi kishte kryer nje arratisje po te bujshme edhe ne shtetin zviceran ku po vuante denimin per ceshtje droge. Pasi u arratis nga Zvicra sipas te njejtave burime ai eshte kthyer ne Shkoder duke perpiluar brenda nje kohe te shkurter planin e hakmarrjes nga ku ne nje prite plagosi ish-shefin e Malesise se Madhe. Gate ketyre viteve eshte transferuar shpesh nga njeri burg i sigurise se larte ne tjetrin me i fundit nga te cilet ishte kalimi nga burgu i Burrelit ne ate te Shenkollit. Ne shkurt te 2009-s Tafili doli para gjykates per te deshmuar per nje arratisje tjeter te bujshme ate te Burrelit ku duke prere hekurat e burgut dy te denuar te perjetshem dolen nga sektori B i ketij burgu per tu arrestuar ore me vone. Ne ate kohe Admir Tafili ishte magazinier i ushqimit te te denuarve ne kete burg.
Drejtoria e Burgjeve Leja u dha se e kishin nene semure
Drejtoria e Burgjeve ka shpjeguar dje zyrtarisht arsyet e dhenies se lejes per dy vellezerit e denuar qe kane qelluar mbi policine. Nga ana e Drejtorise se IEV Penale Lezhe mbi bazen e kerkeses se tyre dhe dokumentacionit te paraqitur eshte miratuar dhenia e lejes se vecante per te denuarit Admir dhe Genci Tafili lindur e banues ne Shkoder per te shkuar prane familjes se tyre ne qytetin e Shkodres pasi kishin nenen te semure - thuhet ne komunikaten e kesaj drejtorie. Sipas saj Admir Tafili ka qene i denuar me 20 vjet heqje lirie ndersa Genci Tafili i denuar me 25 vjet heqje lirie per vepren penale te vrasjes ne rrethana cilesuese. Drejtoria njoftoi se te denuarit Admir Tafili i kane mbetur per te vuajtur dhe 9 vjet e 10 muaj heqje lirie nga denimi i dhene per vepren e pare penale. Sipas njoftimit ky i fundit dhe i vellai qe eshte rikthyer ne qeli kane marre leje per daten 2.10.2010 nga ora 0900 deri ne oren 1800 nen shoqerimin e forcave te policise te IEV Penale Lezhe. Sipas Drejtorise se Burgjeve gjithcka ka shkuar normalisht dhe askush nuk ka dyshuar ne nje arratisje te mundshme.
Ne daten 2.10.2010 eshte bere shoqerimi i dy te denuarve per ne familjen e tyre. Ne oren 1130 te denuarit kane mberritur ne familjen e tyre dhe rreth ores 1510 nga forcat e policise qe po e shoqeronin eshte konstatuar se i denuari Admir Tafili eshte larguar nga banesa e tij nepermjet dhomes se gjumit ku po qendronte bashke me bashkeshorten - thuhet ne njoftim.
Nena Djali piu disa shishe njera pas tjetres para se te ikte
Nena e vellezerve Tafili ka thene ne nje interviste se ne momentet e largimit nga shtepia djali i saj Admir Tafili kishte pire dhe ishte mbyllur vetem ne nje dhome. Kimete Tafili tregoi se djali e kishte pritur shume keq gjendjen ekonomike ne te cilen e ka gjetur familjen. Qekur u kane vrare te atin atyre u ka ikur truri. Prej merzise Miri piu pak me teper alkool kur na pa se si jetojme vetem me ndihme sociale pa ngrene. Ne menduam se ishte ne shtepi me gruan e tij kur e kerkuam nuk e gjetem. Admiri ka halle gruaja me ilace djali 15 vjec i semure ai eshte me i madhi e ka pare hallin tone tash 10 vjet - tregon nena. Ajo ka treguar se i biri ishte arratisur nga nje dhome gjumi ku ishte mbyllur pasi me pare kishte konsumuar nje sasi te konsiderueshme alkooli.