Modeli administrimi si ky
Ne prag te shqyrtimit te projekteve per filmin e gjate artistik buxheti i Qendres Kombetare te Kinematografise rezulton zero.
Nente projekte jane prurjet e ketij viti per Filmin Artistik me Metrazh te gjate ne Qendren Kombetare te Kinematografise. Me 29 tetor Keshilli Miratues i Projekteve kryetar Teodor Laco anetare Esat Mysliu Durim Neziri Bujar Lako dhe Agron Tufa mblidhet per te vleresuar projektet Anglia ne catine time me regji dhe skenar te Fatmir Kocit Sorkadhet e trembura me regji te Kirill Serebrenikov skenar te Ismail Kadarese Engjejt jane larg me skenar dhe regji te Gjergj Xhuvanit Revolta me regji dhe skenar te Mark Topallajt Veroret me regji te Pluton Vasit skenar te Luljeta Lleshanakut Takohemi ne qiell me regji dhe skenar te Besnik Bishes Nje hap nga parajsa me regji te Vladimir Priftit dhe skenar te Pellumb Kulles Orgjost me regji te Ylli Pepos dhe Roland Roshit skenar te Roland Roshit dhe Kthimi me regji dhe skenar te Kastriot Avdylit.
Mendohet te miratohen jo me shume se dy projekte. Arsyet pse kaq pak prurje dhe kufi i ulet pranimi tregojne ne te vertete ne jemi perballe nje historie qe eshte ndertuar jo mire prej kohesh. Megjithate kryetari i QKK-se Artan Minarolli me qetesine qe e karakterizon thote se Qendra po perpiqet te mos futet shume ne borxhe me prodhimet. Aq me teper qe ne arken e institucionit qe ai drejton nuk ka asnje qindarke deri ne miratimin e buxhetit te viti qe vjen.
Perse kjo situate Si eshte shperndare buxheti per kete kategori te filmit artistik fare politike ka ndjekur Qendra ne shperndarjen e fondeve nga buxheti i saj total prej 84 494 000 leke per vitin 2010
Borxhet
Shpjegimin per buxhetin zero per projektet e filmit artistik kryetari i Qendres Minarolli - kujtojme se ai erdhi ne kete post ne fund te vitit 2009 - e nis me detyrimet e mbartura nga dy vitet e fundit. Me shume se 50 per qind e buxhetit te vitit 2010 ka shkuar per likuidimin e disa projekteve qe jane ne proces apo qe do duhej te perfundonin brenda vitit. Per shembull per Out of touch me regji te Andi Delianes veper e pare I huaji me regji te Pluton Vasit veper e pare Vallja e flamujve te Edmond Budines Shqiptari te Johaness Naberit te cilat jane miratuar nga bordet e viteve 2008-2009 kur QKK drejtohej nga Xhevdet Feri.
Asnje prej ketyre prodhimeve te kane perfunduar tashme nuk jane shfaqur akoma. Perjashtim ben Shqiptari qe eshte ne rrugen e festivaleve.
Qendra ka mbyllur nderkohe financimin e projekteve te filmit dokumentar gjysmen e financimit te kater projekte te filmit te animuar financimin e plote te Festivalit te Filmit TIFF te gjitha projekte te bartura nga viti 2009 qe sic shihet jane shlyer deri ne vjeshten e 2010-es.
Nga projektet qe barten per buxhetin e vitit qe vjen ka disa qe e kane marre miratimin per zhvillim ne vitin 2009. shte Tirana Blu i regjisorit Spartak Pecani qe pritet te marre 28.870.000 leke por deri tani QKK nuk ka asnje sinjal qe regjisori te kete filluar nga puna. Ish kryetari Xhevdet Feri i pyetur per gjendjen e trasheguar nga punet e Qendres na tha se me Pecanin eshte bere kontrata me kushtin qe te filloje xhirimet brenda vitit 2010.
Barten per vitin e ardhshem Djali i gjakut me regji te Namik Ajazit. Edhe ky eshte miratuar ne vitin 2009 me Ferin kryetar. QKK nuk ka asnje informacion se cpo behet me projektin te cilit qe Qendra do duhej ti jepte 17.713.500 leke.
Barten per vitin e ardhshem apo vitet e ardhshme edhe tri projekte te filmit artistik veper e pare miratuar me 2010 Amnistia i Bujar Alimanit ne proces xhirimi Bota i Iris Elezit dhe Udhekryqi i Robert Budines.
Barten per te ardhmen shlyerjet ne masen 50 per qind te fondit per kater filma te animuar miratuar me 2009-2010.
Kryetari nuk jep pergjigje apo parashikim te qarte nese do te shlyhen keto me buxhetet e vitit 2011 apo 2012.
fare do te mbuloje me pare buxheti i vitit te ardhshem borxhet e shkuara apo detyrimet qe ka ndaj projekteve te 2011-es
Minarolli pergjigjet Keshtu ka qene gjithmone ne Qender. Kjo ecuri ndiqet sepse filmat artistike zgjasin 3-4 vjet ndersa fondi buxhetor eshte cdo vit.
Edhe per Ferin kjo situate nuk eshte problematike e shqetesuese shte krejtesisht dhe teresisht normale. Brenda sistemit dhe teknologjise se funksioneve. Ne fund te fundit bujku i mire mbjell sot per te korrur mot. Por i sherben dhe kujdeset per produktin cdo dite. Zoti e ruajtte nga ndonje shterngate apo tjeter shuplake e natyres apo njerezise.
Megjithate pyesim pasketaj a mund te quhet ky administrim normal - e largpames mbill sot e korr mot - i fondeve publike
E megjithate... perseritet
Ne fund te shtatorit u mbyll aplikimi per projektet e vitit 2010 te filmit artistik me metrazh te gjate. Vihet re prurje e varfer. Nga nje veshtrim te shpejte rezultojne se nje pjese e ketyre projekteve kane konkurruar me pare ne Qender dhe jane rrezuar komisionet pararendese. Ky eshte nje aspekt i varferise se prurjeve.
Projekti i paraqitur Anglia ne catine time i Fatmir Kocit ka hyre ne konkurrim edhe vitin e kaluar. Regjisori Koci me shtepine e tij filmike eshte mbeshtetur nderkohe per zhvillimin e projektit Via Albania.
Projekti me titull Veroret i regjisorit Pluton Vasi e Veroret hyn ne konkurrim nderkohe qe Vasi nuk ka prezantuar akoma rezultatin e filmit te tij te pare artistik I huaji.
Kjo veteperligjje e producenteve dhe krijueseve qe pa lindur nje barre behen gati per tjetren ka gjetur deri tani mbeshtetjen e plote komisioneve te projekteve te cilat pasi japin miratimin nuk u hyjne me analizave te produktit kinematografik.
shte bere tradite ne Qender qe nga viti ne vit te financohen te njejtet regjisore pa u marre ne konsiderate as per kategorine e krijuesve me pervoje se si paraqitet niveli i krijuesit ne kete moment cfare ulje dhe ngritjesh ka pesuar vepra e tij.
Projekti me titull Engjejt jane larg i Gjergj Xhuvanit hyn edhe ai per konkurrim.
Nje kategori tjeter projektesh qe jane depozituar jane edhe disa te cilat jane mbeshtetur tashme ne nje faze zhvillimi. Behet fjale per Sorkadhet e trembura me skenar te Ismail Kadarese dhe regji te rusit Kirill Serebrenikov i rrezuar ne vitin 2009 kurse me 2010 mori per zhvillim nga Qendra Kombetare e Kinematografise 2.000.000 leke. Keshtu ka ndodhur edhe me projektet Nje hap nga parajsa i Vladimir Priftit i cili ka marre miratimin per zhvillim vitin e kaluar apo Takohemi ne qiell me skenar dhe regji te Besnik Bishes qe eshte financuar me 1 milione leke.
Pyesim pasketaj A eshte normal administrimi i Qendres Kombetare Kinematografike kur projektet filmike shqyrtohen jo per vlerat qe prezantojne por per arsye te tjera qe skane te bejne me vlerat dhe rezultatet qe priten