Çudira shqiptare/ Rrugët sipas standardit Olldashi
Nuk është një nga ato rrugët kineze që bëhet e famshme në mbarë botën pasi në mes të rrugës ka një shtëpi.
Nuk është çudi kineze, është një çudi shqiptare.
Këto janë rrugët sipas standardit të Berishës dhe Olldashit.
Fotot janë realizuar nga kandidati për deputet i PS në qarkun e Durrësit.
Në foton e parë bëhet fjalë për rrugën nga dalja e unazës së Plazhit për në rrethrrotullimin e Plepave.
Kurse në foton e dytë është rruga e re nga Borizana për në superstradën e Fushë Krujës./ep


