Berisha përdor edhe Cocciante-n për fushatë, Nishani i jep dekoratë
Ricardo Cocciante dhe Elhaida Dani do të mbërrijnë nesër në Tiranë.
Megjithëse mbërritja e kantautorit të njohur italian dhe këngëtares shqiptare, që fitoi kompeticionin Voice of Italy, është njoftuar nga Ministria e Kulturës, ajo që të bie në sy është fakti se vetë kryeministri Berisha është kujdesur për mikpritjen e dy artistëve dhe e gjithë vizita e tyre është nën patronazhin e kryeministrit.
Ftesa e Cocciante-s dhe këngëtares së re shkodrane është argumentuar nga zyrtarët e Ministrisë së Kulturës si një vlerësim ndaj kantautorit, i cili e udhëhoqi dhe e ndoqi performancën e Danit në skenën italiane.
Cocciante do të mbërrijë nesër në mesditë, ndërsa Elhaida do të mbërrij rreth orës 16-të.
Pas dy orësh dy artistët do të priten nga Ministri i Kulturës, Visar Zhiti.
Sipas axhendës së bërë publike, thuhet se kantautori italian do të qëndrojë në Shqipëri për dy ditë.
Të shtunën ai do të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Dhe pse nuk kuptohet motivacioni, pritet që Presidentit Nishani do ti akordojë Cocciante-s një dekoratë të lartë.
Ndërsa në orën 11-të, të së shtunës, kantautori i njohur italian do të takojë kryeministrin Berisha, për ti dhënë fund axhendës së tij dy ditore në Tiranë./l.ç