E Diel, 1 Nëntor 2026

uko i pergjigjet Berishes Garda shkeli ligjin dhe rregulloret e saj

Deklarata Ish-komandanti i gardes aktualisht deputet i PS-se shpjegon situaten

Reagimi i Gardes se Republikes me 21 janar 2011 ishte joproporcional dhe ne shkelje te ligjit funksional te saj. Deputeti socialist Arben uko ish-komandant i kesaj trupe ka sqaruar dje per gazeten Shqip se ne cdo rrethane nuk ka ushtare te gardes qe te hape zjarr pa urdhrin e komandantit te vet duke nenkuptuar se reagimi i Forcave te Armatosura eshte fillimisht pergjegjesi e komandes dhe pastaj e zbatuesit qe eshte ushtari. Duke iu referuar ligjit te gardes ai ka evidentuar nje kufi ndares te qarte mes kuadrit juridik rregullues dhe zbatimit te tij me 21 janar i cili mund te kuptohet nga kontrasti flagrant. Sipas ligjit te vet Garda e Republikes perdor armet e zjarrit apo mjete te tjera speciale si shkopinj gome apo gaz lotsjelles ndaj personave apo grup personash qe kerkojne te marrin dhe mesyjne objektet qe jane pergjegjesi e saj tha uko duke shtuar se me 21 janar reagimi me arme qe duhet te jete i fundit ne mjetet e disponuara ishte ndaj nje grupi personash qe ndodheshin jashte gardhit kufizues te Kryeministrise. Keshtu edhe ne kuptim te zbatimit te ligjit garda ka shkelur ligjin e vet por edhe rregulloret dhe per kete gje akuza shkon ne ekipin komandues te saj. Vlera e zberthimit konkrete dhe e hollesishme te te gjithe dinamikes se ngjarjes se ndodhur shtohet nisur nga perspektiva e nje hetimi qe mund te nise se afermi. Nje paradhenie e ketij opsioni e ka lane te kuptohet edhe kreu i qeverise Sali Berisha i cili ne intervisten dhene dje Vizion - ka bere te qarte mendimin e tij mbi reagimin e gardes ne rast sulmi dhe se cilat kane qene urdhrat e dhena me 21 janar. Urdhri ishte ky qe ta dish ti ai qe do te hynte brenda ai nuk do te mund te dilte me i vetmi urdher. Rrethimi eshte atribut i gardes ndertesa do te mbrohej nga te gjithe punonjesit ishim te gjithe ne pune dhe ketu nuk mund te hynte njeri dhe ne ishim shume te qete. Cili eshte ligji i gardes Ligji i gardes eshte ky po e gjuajte ushtarin me gur me dru me cdo gje tjeter nuk te gjuan me gur nuk te gjuan me dru nuk ka ushtar ne bote qe po ta gjuash nuk te drejton armen. Nuk ka ligje ne boten demokratike qe kur nje ushtar i gardes gjuhet me tulla gjuhet me gur nuk i thote 1. qello ne ajer 2. ne qofte se vazhdon qelloje te kembet 3. qelloje direkt. Keto jane te percaktuara ne ligjet e gardes te te gjitha vendeve demokratike. Nuk di jo garde por nuk di ushtar ne vendroje i cili te mund te qellohet me gure dhe te mos reagoje u shpreh kreu i qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›