E Diel, 1 Nëntor 2026

10 vite “Yoga me Klodin”/ Si ndikon yoga në frymëmarrje, peshë dhe largimin e depresionit

Më 22 qershor, në Ditën Botërore të Yoga-s, instruktori Klodian Murati organizon edicionin e dhjetë të “Yoga me Klodin”. Aktiviteti i hapur për të gjithë qytetarët kremton një dekadë komunitet, transformim dhe paqe.

I ftuar në emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut, instruktori u ndal në rrugëtimin e tij duke kujtuar fillesat një dekadë më parë, kur sapo ishte kthyer nga 16 vite emigrim.

Murati thekson se yoga është shumë më tepër se thjesht një stërvitje, ajo është një kurë e vërtetë për sfidat e përditshmërisë urbane.

Ai zbulon se kjo praktikë është një aleat i jashtëzakonshëm për organizmin, të ndihmon në frymëmarrje, të edukon si të ushqehesh me stomak dhe jo me mendje, si dhe është një terapi efikase kundër ankthin dhe depresionit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›