134 milionë euro investime në industrinë nxjerrëse

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Industria nxjerrëse renditet sektori i dytë për nga vlera e investimeve të huaja, pas atij në pasuri të paluajtshme, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.
Fluksi i investimeve në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 134 milionë euro gjatë 9-mujorit të vitit 2025, referuar statistikave të BSH-së.
Megjithatë, këto investime shënuan një rënie prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar një ngadalësim të flukseve hyrëse në këtë sektor për të dytin vit radhazi.
Banka e Shqipërisë bën me dije se flukset e investimeve në industrinë nxjerrëse kanë konsistuar kryesisht në fitime të riinvestuara nga kompanitë ekzistuese, të përqendruara kryesisht në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto.

/e.xh/j.p/r.e/