Ndërron jetë ikona e Partizanit, Kristaq Eksarko

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ U nda sot na jeta, në moshën 66-vjeçare, ish-mbrojtësi i Partizanit, Kristaq Eksarko.
Lajmin e bëri të ditur, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili e cilësoi këtë një ngjarje të trishtë për futbollin shqiptar në këtë fundvit.
Duka tha se “ndarja nga jeta e Kristaq Eksarkos, ish-futbollist i Kombëtares dhe i Partizanit, është një humbje e madhe për komunitetin tonë”.
“Kristaq Eksarko ishte pjesë e një brezi që la gjurmë në historinë e futbollit shqiptar. Ai kontribuoi me profesionalizëm dhe përkushtim si me fanellën e Kombëtares, ashtu edhe me atë të Partizanit. Dy tituj kampion dhe një Kupë Republike të fituara, si edhe paraqitjet e tij në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, mbeten dëshmi e vlerave që ai përfaqësoi në fushë”, tha Duka.
Ai i ka shprehur ngushëllimet e rastit, familjes, miqtë dhe gjithë komunitetit sportiv.
“Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në historinë e futbollit shqiptar”, përfundoi Duka.
Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka qenë pjesë e të kuqve të Partizanit për shtatë vite në periudhën 1980-1987, duke fituar edhe një titull kampion të Shqipërisë me Partizanin.
Eksarko do të mbahet mend në përballjet historike ndërkombëtare me Partizanin luajtur ndaj Austrisë së Vjenës dhe suedezëve të Malmo.
/e.i/j.p/r.e/