Ambasada Amerikane shpërndan fjalën e Rubios: Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan, populli ynë vihet në radhë të parë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë fjalimin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, duke vlerësuar udhëheqjen e Presidentit Donald Trump.
“Në vetëm një vit, Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forcës. Falë udhëheqjes së tij vendimtare, aleatët tanë na respektojnë, kundërshtarët tanë na frikësohen, dhe populli amerikan vihet në radhë të parë. Premtime të bëra, premtime të mbajtura,” citon Ambasada, Sekretarin e Shtetit Rubio.
Ky komunikim nënvizon vizionin e administratës Trump për politikën e jashtme dhe pozicionin e SHBA-ve në arenën ndërkombëtare.
/rtsh.al/