E Diel, 1 Nëntor 2026

3055 qytetarë pajisen me vendim legalizimi gjatë muajit mars

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Gjatë muajit mars të këtij viti, 3055 qytetarë janë pajisur me vendim legalizimi, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt formalizimit të pronësisë së tyre.

Kadastra Shqiptare njofton se vendimet u dërgohen drejtpërdrejt në profilin e qytetarëve në e-Albania, duke lehtësuar procesin dhe duke kursyer kohë.

Ndërsa listat emërore e përfituesve publikohet në faqen zyrtare të Kadastrës, në rubrikën “Publikime”, sipas drejtorive vendore.

Qytetarët mund të aksesojnë informacionin dhe dokumentacionin e tyre përmes linkut të dedikuar në faqen zyrtare të Kadastrës Shqiptare.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›