E Diel, 1 Nëntor 2026

Euroja dhe dollari humbin terren në këmbim me lekun

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten euroja dhe dollari amerikan humbën terren në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0,12 lekë dhe këmbehet në vlerën 82,99 lekë. Ndërsa euroja zbriti me 0,04 lekë dhe këmbehet me 95,80 lekë.

Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0,05 lekë, duke u ngjitur në kuotën 109,80 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 103,98 lekë, ose 0,04 lekë më pak se ditën e enjte.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.99 -0.12
Euro EUR 95.80 -0.04
Poundi Britanik GBP 109.80 +0.05
Franga Zvicerane CHF 103.98 -0.04
Jeni Japonez (100) JPY 52.01 -0.07
Dollari Australian AUD 57.29 +0.14
Dollari Kanadez CAD 59.64 -0.10
Korona Suedeze SEK 8.80 +0.04
Korona Norvegjeze NOK 8.52 -0.02
Korona Daneze DKK 12.82 -0.01
SDR SDR 112.75 -0.61
Ari(OZ 1) XAU 388033.93 +3,867.93
Argjend(OZ 1) XAG 6057.44 +132.39
Juani Kinez (onshore) CNY 12.06 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 12.06 +0.01
Lira Turke TRY 1.86 -0.01

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›