E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT liron hapësirat në Vlorë për lidhjen e Rrugës Transballkanike me Portin Detar

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Në kuadër të realizimit të projektit strategjik “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar Vlorë”, me zhvillues Fondin Shqiptarë të Zhvillimit dhe përfitues Bashkinë Vlorë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë sot veprimet e nevojshme për lirimin e hapësirave në rrugën “Irakli Pylli”, në Lagjen “1 Maji”.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u krye prishja e një objekti dykatësh me sipërfaqe 336 m², i cili përbënte pengesë për realizimin e projektit.

Sipas IKMT, veprimi u zhvillua në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në funksion të interesit publik, pasi objekti ishte ndërtuar në tokë shtetërore dhe pa dokumentacionin tekniko-ligjor.

Ky hap është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar vijimësinë e projekteve infrastrukturore strategjike, duke garantuar që Rruga Transballkanike të lidhet në mënyrë efikase me Portin Detar të Vlorës, për të përmirësuar lëvizjen e transportit dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

IKMT thekson se veprimet do të vijojnë në të gjithë territorin, sipas legjislacionit dhe në interes të publikut, për të mbështetur realizimin e projekteve të infrastrukturës dhe zhvillimit urban.

1 nga 2
Visualizza questo post su Instagram

Un post condiviso da Afrim Qëndro (@afrimqendro)


/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›