E Diel, 1 Nëntor 2026

33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të Mastrihtit, Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë është vetëm europiane - ATSH -

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha reagoi sot në 33-vjetorin e hyrjes në fuqi të Traktatit të Mastrihtit (Maastriht Treaty) duke shënuar një hap vendimtar në krijimin e Bashkimit Europian në formën që njihet sot.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha u shpreh se ky përvjetor për Shqipërinë përfaqëson një mundësi për të parë drejt së ardhmes europiane dhe synimit për t’u bërë pjesë e tryezës së Bashkimit Europian, duke marrë përgjegjësi dhe duke kontribuar në formësimin e të ardhmes së kontinentit.

“Identiteti ynë Evropian ka rrënjë të thella. Sot, përmes reformave në vend dhe partneriteteve gjithnjë e më të forta në Europë, po e shndërrojmë hap pas hapi ambicien tonë europiane në realitet. Rruga jonë është e qartë. E ardhmja jonë është vetëm europiane”, theksoi Hoxha.

Trakti i Mastrihtit (zyrtarisht Traktati mbi Bashkimin Evropian) u nënshkrua më 7 shkurt 1992 në Mastriht të Holandës dhe hyri në fuqi më 1 nëntor 1993. Ky traktat shënoi lindjen e Bashkimit Evropian (BE), duke e transformuar Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE) në një bashkim më të gjerë politik dhe ekonomik.

/m.q/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›