E Diel, 1 Nëntor 2026

40 vjeçari vritet në pritë në aksin Prekal- Kir, Policia po heton pistën e gjakmarrjes

Rreth orës 19.00 të së shtunës, është gjetur është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi Aleksandër Koçeku, rreth 40 vjeç. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të mundshëm. Në vendngjarje, një i afërm i viktimës, Mark Koçeku, thotë se vrasja mund të ketë ndodhur për motive hakmarrje, por pa dhënë më shumë detaje.

“Konfliktin e di shteti, e di gjithkush. Konflikt për tjetër s’e di. Ne kemi pas një konflikt siç e dini edhe ju, ne kemi një në burg për një akuzë, i cili i ka pasur gjak borxh dikujt”, deklaori Koçeku.

Viktima, Aleksandër Koçeku, është vëllai i Artan Koçeku, i cili vuan dënimin me burg për vrasjen e Angjelin Shkambi në vitin 2017 për një borxh rreth 40 mijë euro. Po ashtu, Aleksandër Koçeku rezulton përson nën hetim për vrasjen e Pavlin Preka në fshatin Guci e re në shkurt të vitit 2025, teksa në paraburgim Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj. Ndërkohë, për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, dhe po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të mundshëm.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›