E Diel, 1 Nëntor 2026

400 oficerë policie të trajnuar nga SHBA për hetimin e krimeve

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, njoftoi sot se 36 specialistë të krimit nga Policia e Shtetit kanë përfunduar kursin e 14-të bazë për Hetimin e Krimeve, duke e çuar në 400 numrin e oficerëve të policisë shqiptare që kanë marrë këtë trajnim të specializuar.

Sipas Ambasadës amerikane, “programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Shteteve të Bashkuara e zhvilloi këtë trajnim në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, duke forcuar aftësitë e policisë shqiptare për të mbrojtur popujt tanë nga kërcënimet e dhunës, narkotikëve dhe krimit të organizuar ndërkombëtar”.

Që nga viti 2005, ICITAP ka pasur një partneritet të gjatë me Akademinë e Sigurisë duke kontribuar në trajnimin dhe zhvillimin profesional të Policisë së Shtetit.

1 nga 4

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›