E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuvendi dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë drejt një bashkëpunimi të ri

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian, Silvio Gonzato për të diskutuar fillimin e zbatimit të programit mbi fuqizimin dhe rritjen e performancës së Kuvendit në procesin legjislativ, mbikëqyrjen dhe transparencën parlamentare.

Ky program synon të forcojë kapacitetet institucionale të Kuvendit, duke e bërë atë më efektiv dhe më të hapur ndaj qytetarëve.

Programi përfshin gjithashtu aktivitetet për forcimin e lidershipit të Kuvendit në procesin e integrimit europian, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile, median, grupet e interesit dhe qytetarët.

Kryeparlamentari Peleshi në një postim në rrjetet sociale theksoi se “qëllimi i këtij bashkëpunimi është që Kuvendi i Shqipërisë të funksionojë në përputhje të plotë me standardet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian”.

“Në përfundim të kësaj legjislature, Kuvendi i Shqipërisë synon të jetë një institucion modern, transparent dhe i besueshëm, duke reflektuar angazhimin dhe arritjet e Shqipërisë për anëtarësimin në familjen europiane”, tha Peleshi.

1 nga 3

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›