62 vjeçari gjendet i vdekur në malin e Bulqizës, i gjendet një predhë plumbi në gjoks, zbehen dyshimet për sulm nga kafshët e egra

Një 62-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar detaje të reja që kanë orientuar hetimet drejt dyshimit për vrasje.
Pas ekzaminimit të kryer në Tiranë, në trupin e viktimës dyshohet se është konstatuar një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit, me një predhë plumbi në pjesën e gjoksit.
Fillimisht, dyshimet ishin se 53-vjeçari Urim Fiku, mund të ishte sulmuar nga kafshë të egra.
Megjithatë, konstatimi i plagës së dyshuar nga arma e zjarrit ka hapur një pistë të re hetimi për rrethanat e vdekjes së tij. Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një ngjarje kriminale.