Aksident i rëndë në Durrës, 48 vjeçari humb kontrollin e makinës, përplaset me bordurën anësore dhe humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Durrës, në lagjen nr.13, ku një drejtues automjeti ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë, humbi jetën pasagjeri i moshës 48 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit, 39-vjeç është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.
“Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugë.