AKU bllokon katër ngarkesa misri blegtoral me Aflatoksinë B1 mbi normë

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi katër ngarkesa misri blegtoral me origjinë nga Serbia dhe një ngarkesë nga Greqia, pasi analizat zyrtare treguan praninë mbi normë të Aflatoksinës B1, një substancë e dëmshme për kafshët.
Produktet e përfshira, të destinuara si lëndë e parë ushqimore për kafshë, u kampionuan nga Drejtoritë Rajonale të AKU-së në Shkodër dhe Vlorë, dhe u bllokuan menjëherë, duke u vendosur për asgjësim ose kthim në vendin e origjinës.
Për këtë rast, AKU ka informuar edhe autoritetet përkatëse ndërkombëtare përmes rrjetit INFOSAN dhe sistemit RASFF, duke njoftuar autoritetet serbe dhe greke për ngarkesat e kontaminuara.
AKU rikujton të gjithë importuesit dhe operatorët e ushqimit për respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe kontrollimin e rreptë të lëndëve të para që vijnë nga jashtë vendit.
/e.xh/a.f/