AMA në takimin e 62-të të EPRA, Armela Krasniqi: Kemi realizuar transparencën e strukturës së pronësisë së medias

Publikimi i një databaze gjithëpërfshirëse mbi Transparencën e Strukturës Pronësore nga AMA ishte pjesë e prezantimit me pjesëmarrjen e kryetares Armela Krasniqit në takimin e 62-të të Platformës Europiane të Enteve Rregullatore. Duke vënë theksin tek kjo platformë, e cila është e aksesueshme përmes faqes zyrtare të institucionit, Krasniqi u ndal tek rëndësia që një proces i tillë rregullator për tregun mediatik shqiptar
’’Kjo databazë shërben si një burim kryesor dhe i përditësuar, dhe përmban informacion të detajuar mbi të gjitha OSHMA-të e licencuara dhe të autorizuara në Shqipëri. Ajo përfshin të dhëna si për personat juridikë ashtu edhe për persona fizikë, duke shtrirë transparencën deri në identifikimin e plotë të pronarëve përfitues fundorë. Përmes publikimit të këtij informacioni, AMA siguron që strukturat e pronësisë së të gjithë OSHMA-ve të jenë plotësisht transparente dhe të gjurmueshme, duke forcuar kështu besimin publik dhe mbikëqyrjen rregullatore’’, deklaroi Krasniqi.
Kjo databazë përfshin të dhëna si për personat juridikë ashtu edhe për persona fizikë, duke shtrirë transparencën deri në identifikimin e plotë të pronarëve përfitues fundorë.
’’Përveç kësaj, AMA ka kryer tashmë edhe një studim të hollësishëm mbi investimet ekonomike të OSHMA-ve, përtej tregut mediatik. Në kuadër të monitorimit të tregut, AMA ka analizuar investimet e kontribuesve të operatorëve audio dhe audiovizivë në degë të ndryshme të industrisë. Kjo analizë pasqyron me transparencë përfshirjen e tyre në aktivitete ekonomike përtej fushës së medias, duke ofruar një panoramë më të gjerë të shpërndarjes së kapitalit në ekonomi. Ky vëzhgim i detajuar nuk ka për qëllim vetëm të tregojë shtrirjen e interesave të investitorëve, por mbi të gjitha, të forcojë transparencën në fushën e medias’’, tha Krasniqi.
Me një përvojë 25-vjeçare, Platforma Evropiane e Autoriteteve Rregullatore, ku Shqipëria mori pjesë është rrjeti më i vjetër dhe më i madh i rregullatorëve të transmetimit.
/RTSH/