E Martë, 3 Nëntor 2026

AMP ndalon tre punonjës policie dhe një doganier

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaloi tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Janë ndaluar L. Ç., punonjës policie në pikën kufitare “Hani i Hotit”; F. H., punonjës policie në pikën kufitare “Hani i Hotit”; T. M., punonjës policie në pikën kufitare “Hani i Hotit”; S. E., me detyrë doganier në pikën kufitare “Hani i Hotit”.

Urdhrat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17 shtator 2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga vendi ynë nëpërmjet pikës kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442,084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›